Kthehu lart

10 lojtarët më të mirë që nuk e kanë fituar kurrë Ligën e Kampionëve (Foto)

10 lojtarët më të mirë që nuk e kanë fituar kurrë Ligën e Kampionëve (Foto) GazetaExpress

Ibrahimovic dhe Buffon janë në mesin e 10 lojtarëve më të mirë që nuk e kanë fituar kurrë Championsin, por vazhdojnë t’i mbajnë gjallë shpresat, për dallim nga shtatë superlojtarë që tashmë janë pensionuar.

Ronaldo, Totti e Nedved, janë disa nga lojtarët që nuk e kanë fituar kurrë Ligën e Kampionëve.

Ndërsa ky trofe vazhdon t’iu mungojë edhe dy lojtarëve që edhe më tej janë aktiv në futboll, Zlatan Ibrahimovic e Gianluigi Buffon, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo Nazario

Konsiderohet si një ndër sulmuesit më të mirë në histori të futbollit, por asnjëherë nuk arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve. Te Real Madridi luajti në nivele të larta, por “Los Blancos” ishin të pafat për shumë vite me radhë në Champions, që i kushtoi edhe Ronaldos.

Pavarësisht se nuk e ka fituar, ai ka lënë gjurmë me paraqitjen në “Old Trafford” ndaj Manchester Unitedit.

Zlatan Ibrahimovic

Suedezi është një ndër sulmuesit më të suksesshëm në Evropë.

Ka fituar dy herë titullin në Holandë, pesë Scudetto, katër Ligue 1 dhe një herë Ligën spanjolle, por kurrë nuk ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve. Ibra ka luajtur për shumë klube të mëdha Evropiane, por i mungon trofeu me veshë.

Ndoshta do të arrijë këtë me Jose Mourinhon e Manchester Unitedin këtë edicion.

Gianluigi Buffon

Gigi Buffon ka luajtur shumë finale të Ligës së Kampionëve, së fundmi kundër Real Madridit, por gjithmonë është mposhtur.

Ai po shkon drejt fundit të karrierës dhe pritet që të jetë ky sezoni i fundit me “Zonjën e Vjetër”.

Ndoshta do të arrijë të shpërblehet, pasi Juve është kandidatë seriozin për ta fituar Championsin në sezonin 2017/18.

Michael Ballack

Michael Ballack ishte dy herë afër, fillimisht në vitin 2002, por humbi për shkak të magjisë së Zinedine Zidane ku triumfoi Real Madridi dhe më pas në vitin 2008 ku Chelsea humbi nga penaltitë ndaj Manchester Unitedit.

Ruud Van Nistelrooy

Një sulmues me cilësi të mëdha që ka shkëlqyer në Manchester United dhe Real Madrid, por nuk kishte shumë fat që ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Dennis Bergkamp

Dennis Bergkamp është një ndër lojtarët më të mirë në histori të Arsenalit së bashku me Henry e Vieira.

Ai iu afrua Ligës së kampionëve në vitin 2006, ku Arsenali u mposht nga Barcelona në finale.

Pavel Nedved

Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2003 gjithashtu nuk ka arritur kurrë ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Në atë vit, Nedved dështoi ta fitojë Championsin ndaj rivalit, Milanit.

Eric Cantona

Futbollisti francez ka qenë një ndër më të mirët që kanë veshur ndonjëherë fanellën e Manchester Unitedit, por karrierën e tij të artë nuk arriti ta kurorëzojë me trofeun e Ligës së Kampionëve.

Vitet më të mira i kaloi te “Djajtë e Kuq” dhe u pensionua në formën më të mirë, në moshën 30 vjeçare në vitin 1997.

Dy vite pas pensionimit, Man Unitedi fitoi Championsin duke përmbysur rezultatin ndaj Bayern Munich.

Fabio Cannavaro

Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2006 ka triumfuar me Italinë në Kupën e Botës, por edhe ky nuk ka arritur ta fitojë Championsin.

Luajti për Juventusin e Real Madridin, por nuk arriti te Liga e Kampionëve.

Megjithatë, Canavaro ka një trofe Evropian për klube. Në vitin 1998 fitoi Kupën e UEFA-s me Parman.

Francesco Totti

Lojtari më i mirë në histori të Romës dhe një ndër më të mirët në histori të Italisë dhe në botë përgjithësi, nuk arriti asnjëherë të shijojë ndjenjën e triumfit në Ligën e Kampionëve.

Ai nuk e fitoi trofeun, por theu rekord për të cilin do të mbahet mend gjatë.

Totti u bë lojtari më i vjetër që shënon gol në Champions League (38 vjet dhe 59 ditë në barazimin 1-1 mes Romës e CSKA Moscow). /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Shtator 2017 18:51
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Ibrahimovic me deklaratën e vitit pas rikthimit nga lëndimi

      Ibrahimovic me deklaratën e vitit pas rikthimit nga lëndimi 0

    Të tjera