Kthehu lart

Ushqimet që nuk duhet ti prekin kurrë buzët tuaja

Ushqimet që nuk duhet ti prekin kurrë buzët tuaja GazetaExpress

E keni menduar ndonjëherë se sa shumë kimikate dhe toksina mund të përmbajnë ushqimet që ju konsumoni? Nuk mendoni se ka ardhur koha për të qenë më të vëmendshëm?

Ne ju rendisim më poshtë se çfarë nuk duhet të jetë kurrë pjesë e dietës suaj dhe që duhet eliminuar menjëherë.

1. Domatet e konservuara

Vlerat ushqyese të domates janë të ditura, por kjo nuk do të thotë që domatet e para që ju dalin para syve, të jenë pikërisht ato që duhen blerë. Tregoni kujdes në përzgjedhjen e tyre! Domatet e konservuara mund t’ju kursejnë kohën, por s’mund të jenë kurrë po aq të shijshme sa organiket!

2. Kokoshkat në mikrovalë

Kimikatet, duke përfshirë acidin perfluorooctanoic, në ambalazhin e kokoshkave bëhen shkaktare për nxitjen e infertilitetit tek njerëzit. Studimet tregojnë se mikro-avullimi i bën kimikatet të avullojnë tek kokoshkat tuaja.

Tregohuni të vëmendshëm pasi ato janë shkaktar i kancerit të mëlçisë dhe pankreasit.

3. Patatet joorganike

Perimet e rrënjosura nën tokë thithin herbicide, pesticide dhe fungicide. Në rastin e patateve, perimet më të përdorura, duhet të tregoni kujdes të veçantë! Lejini të qëndrojnë për pak kohë në ujë pasi ti keni qëruar dhe mundohuni të mos i përdorni aq shpesh.

4. Qumështi i prodhuar me hormone artificiale

Problemi qëndron se prodhuesit e qumështit i trajtojnë bagëtitë e tyre me hormone dhe kjo gjë shfaq infeksione në qumësht. Ky lloj qumështi i prodhuar nga këto kafshë, mund të kontribuojë në përhapjen e kancerin të gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë.

    Data: 12 Tetor 2017 03:09
    Autori: GazetaExpress
    • Arsyet se pse duhet të pini ujë të ngrohtë me xhenxhefil

      Arsyet se pse duhet të pini ujë të ngrohtë me xhenxhefil 0

    Të tjera