Kthehu lart

Studimi: Vaksinimi më i shëndetshëm, ai i mëngjeseve

Studimi: Vaksinimi më i shëndetshëm, ai i mëngjeseve GazetaExpress

Vaksinat e gripit janë më efektive kur aplikohen në mëngjes se sa më vonë gjatë ditës.

Kështu thuhet në një hulumtim të vitit të kaluar, i botuar në Daily Mail, në të cilin thuhet se ata që u vaksinuan ndërmjet orës 9 deri 11, kishin mbrojtje dukshëm më të madhe kundër dy nga tre llojet e gripit të një muaj më vonë, transmeton Klan Kosova.

Ky hulumtim i pacientëve në mëngjes u bë krahasuar me ata të cilët vaksinoheshin në orët e mesditës 15 apo 17.

Mendohet se ky ndryshim ndodhë për shkak se sistemi imunitar luhatet gjatë ditës.

Por ky studim kërkon një hulumtim të mëtejshëm – ndërkohë, gjëja më e rëndësishme është të siguroheni që të merrni vaksinën e gripit në fillim të sezonit për mbrojtjen më të mirë në muajt e gripit: nëntorit dhe dhjetorit (zakonisht merr dy javë për të marrë mbrojtje të plotë ).

Shmangni vaksinimin kur nuk jeni mirë, me një temperaturë mbi 38 ° C.

    Data: 13 Shtator 2017 02:09
    Autori: GazetaExpress
    • Këto janë shenjat e qarta të kancerit në mushkëri

      Këto janë shenjat e qarta të kancerit në mushkëri 0

    Të tjera