Kthehu lart

Stili i ri i jetës, pa gluten?

Stili i ri i jetës, pa gluten? GazetaExpress

Në kohët tona moderne, mënyra e jetesës pa gluten është bërë një nga trendet më të njohura të dietës në gjithë botën. Sipas një studimi të bërë së fundmi, një në pesë persona tani reduktojnë ose eliminojnë tërësisht përdorimin e produkteve me gluten (një proteinë që gjendet në grurë, elb apo thekër) nga dieta e tyre.

Shmangia e glutenit është vendimtare për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet celiac. Kjo për shkak se produktet me gluten dëmtojnë zorrën e vogël dhe ushqyesit nuk mund ta absorbojnë ushqimin.

Simptomat e saj përfshijnë diarenë, kapsllëkun, fryrjen dhe dhimbjet. Por vetëm rreth 1% e popullsisë vuan nga sëmundjet celiac, dhe ky numër nuk ka ndryshuar në vitet e fundit. Në një studim të lëshuar më parë këtë muaj, megjithëse numrat e të sëmurëve me celiac mbetën të njëjtë, numri i njerëzve që preferojnë një dietë gluten-free u trefishua, nga 0.5% e popullsisë deri në gati 2%.

Njerëzit kanë raportuar se humbën peshë pasi shmangnin produktet me gluten. Në njerëzit me sëmundje celiac, më shumë lëndë ushqyese absorbohen në trup, pasi zorrët shërohen në një dietë pa gluten dhe kështu ato funksionojnë pa ndonjë problem.

Ulrich Ladurner ishte veçanërisht i interesuar në produktet ushqimore. Ai filloi të shesë produktet gluten free që tashmë ekzistonin në treg, prodhuar nga një mjek i Innsbruck, i quajtur Dr. Anton Schär.

Ky mjek ishte specializuar në ushqime të shëndetshme për fëmijët që nga viti 1922 dhe shtoi produkte pa gluten, të tilla si krem orizi - zakonisht të rekomanduara për pacientët me probleme të tretjes - në gamën e tij të produkteve në fillim.  Në vitin 1979, Ladurner erdhi në krye të Dr. Schär. Si kimist, ai kishte qenë gjithmonë në kontakt të drejtpërdrejtë me klientët e tij dhe e dinte se "në atë kohë nuk kishte produkte ushqimore që ishin vërtet të përshtatshme për pacientët me sëmundje celiac."

Prej atëherë, shenja Schär filloi të specializonte në ushqime pa gluten dhe u ri-fut në treg në vitin 1981 me këtë drejtim të ri.

Për të koordinuar më mirë shkëmbimin e përvojave dhe kërkesave që lidhen me sëmundjen celiac dhe për të ndërtuar më tej ekspertizën e saj, Schär ka ngritur kohët e fundit një komitet shkencor ndërkombëtar llidhur me këtë çështje. Mjekët, gastroenterologët dhe ekspertët ushqimorë studiojnë gjendjen celiac me një qasje holistike dhe shkëmbejnë këshilla dhe informacione mbi simptomat e ndryshimit ndaj intolerancës gluten dhe në ngritjen e vetëdijes për gjendjen e diagnozës në mënyrë që të zvogëlohet numri i rasteve të pa diagnostikuara.

Me qëllimin e kompanisë që të ngrisë vetëdijen mbi mënyrën e jetesës pa gluten, këtë vit korporata Meridian organizoi takimin e parë në rajon, në bashkpunim me Schar. Shumë ekspertë të kompanisë ishin të pranishëm dhe prezantuan produktet e tyre. Duhet të thuhet se Schar është kompani udhëheqëse sa i përket produkteve pa gluten.

    Data: 09 Qershor 2018 15:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera