Kthehu lart

Shokojnë shkencëtarët: Kufomat e ngrira mund të rikthehen në jetë, por sa kushton

Shokojnë shkencëtarët: Kufomat e ngrira mund të rikthehen në jetë, por sa kushton GazetaExpress

Dennis Kowalski, 49 vjeç, është president i Institutit Cryonics në Michigan. Ai beson se shkencëtarët mund të ringjallin një kufomë brenda 50-100 viteve.

Sipas tij, përdormi i qelizave burimore për të riparuar qelizat dëmtuese, mund të ndihmojë në ringjalljen e pacientëve të ngrirë, madje të duken edhe më të rinj seç ishin para se të vdisnin.

Ai gjithashtu vazhdon i bindur se njeriu i parë i ngrirë mund të ringjallet brenda 50-100 viteve të ardhshme.

Instituti Cryonics në Michigan, është një organizatë që ofron shërbime të ngrirjes njerëzore për 28,000 dollarë për person (20,200 paundë).
Rreth 2,000 njerëz kanë vënë emrat e tyre për të ngrirë kriogjenisht nga instituti Z. Kowalski dhe më shumë se 100 kafshë shtëpiake dhe 160 njerëz janë ngrirë tashmë në laboratorin e tyre.

“Pas arrestit kardiak, ju keni rreth 5 minuta deri në gjysmë ore për të ringjallur dikë”, thotë z. Kowalski.
‘Por kjo varet nga temperatura dhe për sa kohë ata janë gjallë.

Kowalski tha se puna e tij konsiston në zgjatjen e hulumtimit të qelizave burimore dhe se qelizat burimore mund të injektohen në pacientë të ngrirë në mënyrë kriogike për të ndihmuar në riparimin e qelizave të dëmtuara.

“Ata nuk do të injektohen me qelizat burimore tradicionale derisa ato ngrihen. Kjo duhet të ndodhë kur ata kanë filluar proçesin e ngrohjes dhe qelizat staminale të reja, do të jenë shumë më ndryshe nga qelizat staminale që kemi sot. Po përpiqemi të ruajmë ADN-në dhe mendjen tuaj. Nëse deri më tani arritja më e madhe ishte klonimi juaj, duhet të kuptojmë se do të dukeshit identik por sërish do të ishte një person tjetër’, tha z. Kowalski

Cryonics, i njohur edhe si cryogenics dhe cryopreservation, është arti i ngrirjes së një trupi të vdekur ose pjesëve të trupit në mënyrë që ato të ruhen.
Instituti Cryonics deklaron se vdekja absolute mund të thuhet të ndodhë vetëm kur informacioni thelbësor i trurit është shkatërruar.

Ruajtja e trurit është qëllimi përfundimtar i asaj që synon të arrijë krio-ruajtja.
Si funksionon
Proçesi mund të bëhet vetëm pasi trupi është shpallur i vdekur ligjërisht.
Ngrirja e thellë e trupit në -196 ° C.

Komponimet anti-ngrirëse injektohen në kufomë për të ndaluar qelizat së dëmtuari. Por suksesi i këtij proçesi qëndron në shpresën se shkenca mjekësore do të përparojë aq sa duhet për të sjellë pacientin në jetë.

Në mënyrë ideale, ajo fillon brenda dy minutash pas ndalimit të zemrës.
Trupi duhet të jetë i mbushur me akull dhe të injektohen kimikate për të zvogëluar koagulimin e gjakut, pastaj ftohur deri në -130 ° C.

Hapi përfundimtar është vendosja e trupit në një enë që zhytet në një rezervuar azoti të lëngët në -196 ° C.
Por ka edhe shumë skeptikë për këtë proçes të jashtëzakonshëm. Sipas tyre organe të tilla si zemra dhe veshkat nuk mund të ngrihen dhe shkrihen.
Është thuajse e pamundur që një trup i tërë dhe truri, të mund të jenë pa dëmtime të pakthyeshme.

Sa kushton?
Pagesat në Institutin Cryonics fillojnë nga rreth 35,000 dollarë .
Sa do të jetë jetëgjatësia e njerëzve që janë rikthyer në jetë? Organizatat Cryonics pretendojnë se mund të jetë dekada apo edhe shekuj.

    Data: 09 Prill 2018 07:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera