Kthehu lart

Shkencëtarët më në fund shpjegojnë se përse qentë hanë jashtëqitje

Shkencëtarët më në fund shpjegojnë se përse qentë hanë jashtëqitje GazetaExpress

Të gjithë e dimë se miqtë tanë më të ngushtë – pra qentë – ndonjëherë hanë jashtëqitje!

Duke filluar nga jashtëqitja e kuajve, lepujve, deleve, maceve, qentë mund ta hanë madje edhe jashtëqitjen e tyre

Ne mund ta quajmë këtë si gjë të gërditshme, por shkencëtarët e quajnë koprografi  – që do të thotë konsumimin e jashtëqitjes.

Ndonëse jo të gjithë qentë mund ta kenë këtë shprehi, shkencëtarët shtojnë se ka një arsye se përse ata e bëjnë këtë.
Shkencëtarët thonë se ngrënia e jashtëqitjes mund të jetë reagim evolucionar nga paraardhësit e qenve. Historikisht qentë e kanë pasur shprehi të hanë jashtëqitje si mënyrë për ta pastruar atë, në mënyrë që t’i parandalojnë parazitët e rrezikshëm të krijohen aty.

Kështu, qentë e kanë gëlltitur jashtëqitjen si masë parandaluese për infeksione të ndryshme.

Nëse qeni juaj e ka këtë shprehi, atëherë mënyra më e mirë për ta parandaluar atë ta përsëris është duke e mbajtur larg jashtëqitjeve të freskëta.

    Data: 14 Maj 2018 12:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera