Kthehu lart

Pse duhet provuar terapinë me limon të ngrirë

Pse duhet provuar terapinë me limon të ngrirë GazetaExpress

Limoni i ngrirë luan një rol plotësues, parandalues dhe kundërveprues ndaj radikaleve të lira, pasi lëkura e tij përmban 10 herë më shumë vitamina se lëngu.

Lëkura e limonit përmban pektinë, vitaminë C, flavonoidë dhe më shumë se 22 përbërës të tjerë që ngadalësojnë oksidimin e qelizave.

Terapia e limonit të ngrirë është ideale për të luftuar ftohjen, infeksionet dhe gripin.

Gjatë gatimit, lëkura e limonit humbet 40 për qind të vlerave, por nëse ngrihet lëkura i ruan të gjitha, transmeton ksp.

Limoni është ideal për të pastruar organizmin dhe për të pastruar gjakun nga lipidet, të cilat shkaktojnë kolesterolin e keq që më pas akumulohet si yndyrë.

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të konsumojnë të paktën 75 gramë limon në ditë si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

    Data: 17 Prill 2018 13:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera