Kthehu lart

Një “pikë” në hundë doli të ishte kancer – gruaja rrëfen se si krejt rastësisht e kuptoi një gjë të tillë

Një “pikë” në hundë doli të ishte kancer – gruaja rrëfen se si krejt rastësisht e kuptoi një gjë të tillë GazetaExpress

Një grua ka mbetur me një shenjë të madhe në hundën e saj pasi një “pikë” doli të ishte kanceri i lëkurës.

Sipas mediave të huaja, Joanne Wall, 48 vjeçe, nga Barnsley, Yorkshire Jugore, u habit kur një mjek i tha asaj se shenja e ngritur mbi hundën e saj ishte kanceri i lëkurës.

Madje, për një gjë të tillë, ajo i kishte treguar doktorit të saj krejt rastësisht, kur kishte shkuar për një vizitë për një çështje krejt tjetër.

Një muaj më vonë, Wall iu nënshtrua një operacioni të fytyrës për të prerë pjesën e llogaritur si një kancer qelizor të shtrirë në lëkurën e saj.

“Unë do të kisha jetuar me këtë për vite me radhë nëse nuk do ta diskutoja rastësisht me mjekun tim. Unë nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur”.

“Për shkak se ishte aq e vogël dhe nuk më pengonte fare, mendoja se nuk mund të ishte ndonjë gjë e keqe”. 

    Data: 10 Qershor 2018 07:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera