Kthehu lart

Këto janë produktet që nuk skadojnë pothuajse kurrë

Këto janë produktet që nuk skadojnë pothuajse kurrë GazetaExpress

Ekzistojnë disa produkte që nuk skadojnë kurrë. Ato mund të konsumohen në çdo kohë nëse ruhen në ambiente të përshtatshme si; larg lagështisë apo dritës së diellit. Ne po ju rendisim disa prej tyre.

Kripa

Për mijëra vjet kripa përdoret për ruajtjen e ushqimit. Mekanizmi është i thjeshtë: kripa thith ujin, duke e bërë ushqimin jo tërheqës ndaj baktereve që mund ta prishin atë. Në fakt, bakteret e ujit nuk mund të shumëzohen. Është e qartë se kripa nuk ka afat.

Çokollata e zezë

Ajo mund të konservohet në kushte të mira për më shumë se dy vjet, më shumë se çokollata me qumësht. Është substanca e bardhë; e ngjashme me mykun ajo që mbulon sipërfaqen e një cope çokollate dhe që për një farë kohe nuk i bën dëm organizmit tonë.  Pllakat e çokollatës e ruajnë cilësinë e tyre në një temperaturë të caktuar dhe përpunimi i saj lejon formimin e kristaleve të gjalpit të kakaos, e strukturuar në mënyrë që të favorizohet fortësia dhe mpirja e saj, e të shkrihet vetëm në gojë.  Kur kalon më shumë se 20°C, disa kristale mund të modifikohen, duke formuar një sipërfaqe të bardhë mbi pllakat e çokollatës. Kjo nuk do të thotë se ajo është e pangrënshme, por shija dhe qëndrueshmëria nuk janë më të njëjta, nëse nuk rikthehet në temperaturën e duhur. Kështu që gjithmonë mbajeni çokollatën nën 20 ° C.

Sheqeri
Ashtu si kripa që  përthith lagështinë e disa produkteve, të njëjtin efekt e ka edhe sheqeri. Për pasojë ai përdoret për konservimin e ushqimit, siç është marmelata. Në disa raste përdoret së bashku me kripën, siç është specialiteti nordik, i quajtur Gravlax.

Erëzat dhe perimet e thara
Sekreti i qëndrueshmërisë së tyre është tek mungesa e lagështirës që i bën ato të pathyeshme nga bakteret dhe myku. Përveç kësaj, mungesa e ujit ndalon enzimat që të hapin farën. Nëse janë të vulosura mirë, erëzat dhe perimet e thara mund të jenë një burim i mirë proteinash edhe pas disa viteve konservimi.

Mjalti

Është pa dyshim një nga ushqimet më të mahnitshme në natyrë dhe në mesin e shumë përfitimeve të tij, mjalti ka edhe rezistencë ndaj kohës. Shkencëtarët gjetën mjaltë në varrin e një faraoni 3300-vjeçar dhe ai ishte ende i konsumueshëm. Mjalti që hani zakonisht ka një datë skadimi (e detyrueshme me ligj). Rezistenca e tij shumë efektive ndaj kohës është për shkak të përmbajtjes së ulët të ujit dhe përmbajtjes së lartë të sheqerit që e bën atë pothuajse imun ndaj sulmit bakterial.

Uthulla
Mund të konsiderohet si një verë e keqe ose musht dhe ndoshta kjo është arsyeja qeë nuk ka një afat skadimi. Konservimi i  saj për një kohë të gjatë vjen për shkak të baktereve Acetobacter që oksidojnë alkoolin e pijeve alkoolike dhe parandalojnë bakteret e tjera nga kolonizimi. Me kalimin e viteve asnjë lloj uthull nuk bëhet e  rrezikshme për shëndetin: disa ndryshojnë ngjyrën ose shijen, por uthulla e bardhë mbetet krejtësisht e pandryshuar.

Orizi
Nëse ruhet në një temperaturë të ultë (rreth 3 ℃) dhe në mungesë të oksigjenit, ai mund të zgjasë deri në 30 vjet. Krundja që përftohet nga orizi, konsiderohet si mjaft e shëndetshme, por  mund të prishet. Kur orizi integral mban era bojë, është mirë që ta hidhni atë larg.

Salca e sojës
Ajo mund të zgjasë për më shumë se 3 vjet. Është e fermentuar si uthulla dhe gjithashtu përmban kripë. 

    Data: 13 Shtator 2017 17:36
    Autori: GazetaExpress
    • Ky është fryti që mbyt 70 për qind të qelizave të kancerit

      Ky është fryti që mbyt 70 për qind të qelizave të kancerit 0

    Të tjera