Kthehu lart

Jo se s’duan: Kjo është arsyeja e vetme pse gratë bëjnë më pak seks kur plaken

Jo se s’duan: Kjo është arsyeja e vetme pse gratë bëjnë më pak seks kur plaken GazetaExpress

Frika nga dhimbjet gjatë seksit apo problemet në rrugët urinare janë arsyet kyçe pse gratë shmangin intimitetin me kalimin e viteve. Dy nga dhjetë gra që kanë kaluar menopauzën pohojnë se shmangin seksin sepse kanë frikë se do t’u dhembë, ndërsa një në dhjetë pohoi se kanë probleme me fshikëzën e urinës.

Nëpërmjet këtij studimi ekspertët zbuluan se rënia e aktivitetit seksual me kalimin e viteve vjen jo domosdoshmërisht sepse nuk janë të interesuara për seks, por në fakt problemi për një pjesë është kryesisht fizik. Më shumë se 1.500 gra u bënë pjesë e këtij pyetësori.


Dhimbja gjatë seksit u raportua si problem nga 20% prej tyre, ndërsa 9% kishin probleme me fshikëzën urinare, që lidhen me frikën se mund të urinojnë në krevat apo mbase do t’u duhet të ndërpresin aktin dhe të shkojnë në tualet.

    Data: 12 Tetor 2017 13:09
    Autori: GazetaExpress
    • Arsyet se pse duhet të pini ujë të ngrohtë me xhenxhefil

      Arsyet se pse duhet të pini ujë të ngrohtë me xhenxhefil 0

    Të tjera