Kthehu lart

Foshnjat duhet të ecin zbathur, këto janë përfitimet shëndetësore

Foshnjat duhet të ecin zbathur, këto janë përfitimet shëndetësore GazetaExpress

Shpesh prindërit shqetësohen se fëmija ecën zbathur, por në fakt kjo ka shumë përfitime për shëndetin dhe zhvillimin e të vegjëlve.

Përfitimet e ecjes zbathur:

Veshjet e duhura që sigurojnë gjumë të qetë gjatë shtatzënisë

Liria dhe lumturia

Fëmijët që ecin zbathur ndihen më të lirë se ata që kanë këpucë. Për rrjedhojë ndjesia e lirisë u jep lumturi atyre.

Inteligjenca

Sipas mjekëve, fëmijët që ecin zbathur koordinojnë më mirë shikimin dhe kanë stimuj më të lartë të ndjeshmërisë. Kjo i bën ata më inteligjentë.

Njohja e botës përreth 

Përmes këmbëve fëmija mund të perceptojë sipërfaqet e ndryshme dhe kjo është një mënyrë për të mësuar më shpejt objektet që e rrethojnë.

Rritje e vetëdijes 

Ecja zbathur rrit vetëdijen dhe pereceptimin që kanë fëmijët dhe lidhjen e tyre me botën. Shqisat veprojnë më shumë.

Bilanci dhe stabiliteti 

Të ecurit zbathur nxit ndjenjën e ekuilibrit dhe stabilitetit. Këmbët do të mësojnë të funskionojnë më mirë, pa pasur nevojë për ndërhyrje.

Zhvillimi i kockave

Një tjetër avantazh i ecjes zbathur është ushtrimi i kockave, nyjeve dhe muskujve. /Gazeta Shneta/

    Data: 14 Maj 2018 17:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera