Kthehu lart

Dallimi midis atakut kardiak, pushimit të zemrës dhe goditjes në tru, shenjat paralajmëruese

Dallimi midis atakut kardiak, pushimit të zemrës dhe goditjes në tru, shenjat paralajmëruese GazetaExpress

Njohja e shenjave paralajmëruese dhe e dallimeve midis atakut kardiak e goditjes në tru mund t’ju shpëtojë jetën. 

Si ataku në zemër dhe goditja në tru ndodhin për shkak të bllokimit të një arterieje dhe mosfurnizimit të trurit me gjak. Sipas Institutit Inova Heart & Vaskular, një atak kardiak shkaktohet nga një mpiksje gjaku, ndërkohë që goditja në tru është pasojë e çarjes ose bllokimit të arteries.

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, arresti kardiak ndryshon nga ataku kardiak dhe është termi që përdoret për të përshkruar një gjëndje në të cilën zemra ndalon së rrahuri papritur. Kur zemra pushon, gjaku nuk mund të arrijë në tru dhe organet e tjera. Personi që vuan nga arresti kardiak do të humbasë vetëdijen dhe nëse nuk trajtohet brenda disa minutave, ndërron jetë. 

Nëse shihni një të rritur ose një adoleshent që papritmas rrëzohet, pa marrë parasysh moshën është e domosdoshme të telefononi menjëherë ambulancën ose brenda disa sekondave t’i jepni ndihmën e shpejtë sepse i ka pushuar zemra. Sipas Mayo Clinic, simptomat e atakut kardiak përfshijnë: dhimbje në gjoks, djersë të ftohta, dhimbje në shpatull një muaj para etj.

Shoqata Amerikane e Zemrës shjegon se gratë në veçanti përpara një akta kardiak përjetojnë ndjesinë e të përzierës, të vjella, dhimbje në nofull e qafë. Në ndryshim nga sëmundjet e zemrës, goditja në tru shoqërohet me shenja të tjera. 

    Data: 11 Prill 2018 07:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera