Kthehu lart

Çfarë është Celiakia? Si diagnostifikohet?

Çfarë është Celiakia? Si diagnostifikohet? GazetaExpress

Gluteni është proteina e cila i jep formën dhe elasticitetin strukturës së drithërave (në gjuhën latine Glu-ngjitës). Gluteni prezantohet si një proteinë komplekse e cila ndodhet në shumë lloje drithërash dhe nënproduktet e tyre, si buka dhe brumërat nga mielli i grurit, thekrës, elbit etj.

Produktet të ndryshme ushqimore të kripura apo të ëmbla të përgatitura me miell përmbajnë sasi të mjaftueshme të kësaj proteine për të dhënë shqetësimet shëndetësore të lidhura me alergjinë nga gluteni.

Janë  4 lloje çrregullimesh që vijnë nga konsumimi i glutenit:

1-Sëmundja  e Celiakisë,

2-Ndjeshmëria (alergjia ) jo celiakie nga gluteni,

3-Ataksia,

4-Dermatiti Herpetiform.

Këto çrregullime kanë mekanizma imunologjik  dhe autoimun  me specifikat përkatëse.

Manifestimet më të shpeshta janë sëmundja  e celiakisë dhe alergjia-ndjeshmëria  nga gluteni. Kohët e fundit rastet paraqiten në rritje si pasojë e ndryshimeve në dietë (zëvendësimi i orizit me tipe të reja dhe të ndryshme miellrash me përmbajtje të lartë gluteni nga produkte brumi me përmbajtje gluteni në sasi të lartë si pasojë e shpejtimit të fermentimit është një tjetër faktor prirës).

Celiakia haset si çrregullim kronik më i shpeshtë me ndërmjetësi imune, i cili do të shfaqet pas konsumimit të ushqimeve me përmbajtje gluteni. Ekziston një prirje gjenetike tek këta individë që nxit qelizat imunitare kundër kësaj proteine dhe kjo kundërpërgjigje  apo reaksioni rezulton me pezmatim apo skuqje, enjtje të mukozës së zorrës së hollë, e cila është pjesa e brendshme që bie në kontakt direkt me substatca ushqimore. Vazhdimi i mëtejshëm i ngrënies së glutenit mund të rezultojë në dëmtim më të avancuar të kësaj mukoze deri në reduktim dhe atrofi të plotë  të vileve të mukozës së zorrës së hollë. (vilet janë struktura në zorrën e hollë që realizojnë përthithjen e substancave ushqimore në brendësi të organizmit tonë). Celiakia nuk është vetëm një sëmundje e zorrëve, por përfshin disa organe duke shkaktuar një sërë manifestimesh dhe më e rëndësishme është se shpeshherë mund të jetë e fshehtë (pa shqetësime ). Celiakia me simptoma kronike të zorrës manifestohet me : diarre, kapsllëk, të përziera, fryrje barku, distension në bark, humbje të oreksit, reduktim të rritjes, dhimbje të kockave.

Për  diagnostifikim  kombinohen  shenjat  klinike,historia  familjare  gjenetike,dhe  analizat  laboratorike,paneli  laboratorik  përfshinë:  testet  specifike për   sëmundjen  e  Celiakisë :antitrupat antigliadin, antitrupat endomisal, antitrupat antitransglutaminaze.DQ2 dhe DQ8,testi i intolerancës  ushqimore IgG4 specifike(kjo  për  të  bërë  diagnozë diferenciale),kurse  për  të  ndjekur  sëmundjen  duhet  të  bëhen:paneli  metabolik  i  përgjithëshëm,calcium,Vitamin D,hekuri,vitamin B12,acidi  folik etj.

Ndjeshmëria apo alergjia joceliakie nga gluteni  

Pacientët me alergji nga gluteni shfaqin simptoma të shumta në zorrët e holla dhe jashtë tyre, të cilat zhduken kur proteina e glutenit largohet nga dieta. Alergjia nga gluteni karakterizohet nga ndërmjetësimi imun dhe ashtu si të gjitha alergjitë e tjera haset shpesh.

Simptomat, si: dhimbje barku, të fryra, diarre, të përziera, të vjella, diarre, kapsllëk, aerofagi, refluks gastro-ezofageal, stomatit aftoz. Simptomat jashtë zorrës së hollë mund të jenë i vetmi manifestim i alergjisë nga gluteni, si: dhimbje koke, migrenë, këputje, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, mpirje të këmbëve apo të duarve, dermatite atopike, shfaqje të alergjive të tjera nga alergenet e ajrit apo alergji ushqimore nga epitelet e kafshëve shtëpiake apo nga metalet, gjendje ankthi, depresioni, defiçit të hekurit, të acidit folik ose rinit, çrregullime të tjera neuropsikike, autizëm, skizofreni, çrregullime të vëmendjes dhe hiperaktivitet.

Simptomat si pasojë e keqpërthithjes (reduktimit të përthithjes së lëndëve ushqyese nga zorra e hollë) janë anemia dhe osteoporoza, të dyja të karakterizuara me mungesë të shprehur të energjisë, pra këputje, lodhje, anoreksi etj.

Simptomat në përgjithësi janë të ngjashme me sëmundjen celiakie si më lart, pavarësisht se në këtë gjendje mund të mos gjejmë dëmtime në mukozën e zorrës së hollë, dëmtime të nervave periferike, atake paniku ,zbehje të lëkurës, marrje mendsh, deficit të vitaminave, humbje në peshë, dermatite të ngjashme me herpesin (në gjunjë, bërryla, të ndenjura).

Diagnostifikimi  i  ndjeshmërisë –alergjisë  në  gluten:kombinohen  shenjat  klinike  me  analizat  laboratorike,paneli  laboratorik  që  duhet  bërë për  të  diagnostifikuar alergjinë ndaj  glutenit  është:testi i intolerancës  ushqimore IgG4  specifike,IgE  totale,IgE specifike nutritive,SE,pasqyrë  gjaku,CRP.

Ndryshimet midis këtyre dy gjendjeve

Sëmundja celiake është një gjendje e përcaktuar si sëmundje serioze ku sistemi imunitar sulmon vetveten pas ngrënies së glutenit, duke çuar në dëmtime strukturore të mukozës dhe organizmi nuk mundet të përthithë elementet ushqimore. Është për t’u theksuar që sëmundja celiake nuk është alergji apo intolerancë por është një sëmundje me mekanizma autoimmune.

Olive medical & laboratory

    Data: 17 Maj 2018 11:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera