Kthehu lart

Arsyeja pse duhet të flini me derë hapur

Arsyeja pse duhet të flini me derë hapur GazetaExpress

Shumë nga ne kur futen në dhomën e gjumit, mbylli derën, hyjnë në shtrat dhe ia këpusin gjumit, kuptohet, kur t’i zërë.

Sepse disa nga ne përpëliten me minuta të tëra dhe madje me orë të tëra derisa të na kapë gjumi.

Dhe që të na kapë gjumi kur nuk flejmë dot menjëherë, i sulemi pultit të televizorit dhe/ose celularit, duke “përgjuar” çka ka të re në rrjetet sociale.

Por a duhet fjetur me derën e mbyllur të dhomës?

Studim shkencor ka dhe për këtë.

Nëse nuk arrini dot të flini sapo futeni në shtrat, thjeshtë mbani hapur portën e dhomës suaj.

Kështu sugjeron International Journal of Indoor Environment and Health në revistën “Indor Air”, citon noa.al.

“Njerëzit që flenë me derë hapur, arrijnë të bien në gjumë më shpejt dhe flejnë më mjaftueshëm se ata që mbyllin derën dhe përpëliten për të marrë ca orë gjumë”, - evidenton studimi i publikuar.

Studimi evidenton se duke u mbajtur dera hapur, ka një qarkullim normal të ajrit dhe temperaturës.

Kur porta është e hapur, temperatura e shpërndarë nëpër shtëpi, siguron një ajër normal në dhomën e gjumit.

Kështu nëse rrimë në dhomën e ndenjes ku jemi ngrohtë gjatë dimrit dhe shkojmë në dhomën e gjumit ku është ftohtë, efekti në gjumë është evident.

Nuk është zgjidhje as ngrohja e dhomës, por mbajtja e temperaturës së dhomës midis 18 deri në 19 gradë celsius. /noa.al/.

    Data: 09 Janar 2018 04:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera