Kthehu lart

Reagim nga TEB Sh.A

Reagim nga TEB Sh.A Autori: TEB Sh.A GazetaExpress

Reagim: Në lidhje me raportimin e djeshem nga portal juaj, të titulluar “Si ua plaçkiti mbi 3 mijë euro klientëve punëtorja e bankës TEB”, ju dërgojmë këtë sqarim per opinion me kërkesën që të botohet në hapësirën e njëjtë, bazuar në të drejtën në përgjigjes publike dhe të Këshillit të mediave të shkruara të Kosovës (KMSHK).

Banka TEB Sh.A. njofton klientët e vet dhe opinionin se në momentin që ka identifikuar rastin nga organet e saj të brendshme të kontrollit, ka ndërmarr masat e duhura: duke mbrojtur klientët dhe kompensuar ata, largimin e punëtores në fjalë nga puna dhe dërgimin e rastit tek policia për hetim të plotë.

Njoftojmë opinionin se kontrolli i brendshëm i Bankës TEB Sh.A. është në nivelin më të lartë, siq është dëshmuar edhe në këtë rast, duke zbuluar e dërguar vet rastin tek organet e policisë dhe që ka ofruar bashkëpunim të plotë me organet e tyre, tutje i mbetet organeve të drejtësisë të japin verdiktin final.

Banka TEB Sh.A. është pjesë e grupit ndërkombëtar bankar BNP Paribas dhe sigurojmë të gjithë klientët tonë se afarizmi i jonë është i bazuar në praktikat më të larta profesionale nga grupi të cilit I takojmë.

Me respekt,

    Data: 10 Nentor 2017 12:50
    Autori: TEB Sh.A

    Të tjera