Kthehu lart

Kur Presidenti Thaçi i thotë Enverit kërce, ai e pyet ku

Kur Presidenti Thaçi i thotë Enverit kërce, ai e pyet ku Autori: Jashar Etemaj GazetaExpress

S`thuhet kot se historia përsëritet te një popull kur gabojnë me qëllim apo pa qëllim, paraardhësit e tij. Kam frik se në të ardhmen do themi: It was the best of time (I kishim të gjitha mundësit historike të rehatohemi si komb. Po, duke pas parasysh kastën aktuale politike kam frikë se do themi: It was the worst of time (S`kishim askënd të na përfaqësoj!) Eh, atëherë do te jemi shumë të HIDHËRUAR! Fatkeqësisht!

Qëndrimi më i pa dinjitet i njeriut është mospërfillja. Mospërfillësit e kanë të humbur komponentin e të qenit njëri.

Përafërsisht kështu thotë politologu, diplomati, ambasadori e anëtari i Rezistencës Franceze kundër nazizmit dhe i mbijetuari i kampit nazist, Stefphane Hessel ( 1917- 2013) në librin pamflet (Indigez -vous!), të shkruar në moshën 93 vjeçare e  që ne shqip i bie Hidhërohu!.

Nuk kam njohuri, se a është përkthyer në shqip apo në gjuhët serbo kroate libri pamflet i Stefphane Hessel-it, ashtu siç nuk kam njohuri për Akademik Rexhep Qosen, se a e di apo nuk e di gjuhën frënge, që të këtë lexuar këtë libër në origjinal. Tek e fundit se a e ka lexuar apo nuk e ka lexuar Qosja Hesselin, kjo nuk ka rëndësi sepse intelektualët shpesh herë mund të japin përkufizime të përafërta.

Esenciale është porosia e akademikut plak me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, që ishte e njëjtë me atë të Hesselit - Hidhërohu popull! Akademik Qosja flet në mënyrë implicite dhe me shqetësim të madh për një klasë të re të njerëzve mospërfillës që për t’u pasuruar i shërbejnë politikanëve dhe institucioneve të kapura prej tyre.

Hessel, në librin e tij pamflet  Hidhërohu! në mënyrë empirike i referohet jetës: “Kur dikush e hidhëron dikë, ashtu siç më ka hidhëruar mua nazizmi bëhesh militant, i fuqishëm dhe i angazhuar”. Hessel, ka një porosi për secilin individ: “Kisha dëshiruar që të gjithë ju, dhe secili prej jush, t’i ketë arsyet për të qenë i Hidhëruar”. Ai më tutje vazhdon: “Është përgjegjësi të jesh individ. Përgjegjësia e individit nuk mund t’i referohet një pushteti, e as Zoti”.

Si kundërshtarë i nazizmit, dhe jeta e tij e gjatë, Hesselit , i kishte dhuruar një varg arsye për të qenë i hidhëruar. Këto shkaqe nuk kanë të bëjnë me ndjenjat e vuajtjet që i kishte përjetuar në kampet naziste, përkundrazi, kanë të bëjnë me arsyen e shëndoshë dhe vullnetin për t’i ndryshuar gjërat.

Andaj, lirisht mund të themi se Hessel ishte individë i përgjegjshëm që dinte t’ju hidhërohej padrejtësive.

Kur jemi te individi, për ta bërë një induksion aktual të politikbërjes kosovare, mu kujtua shkrimtari Teki Dervishi. Në një shkrim me bujë të tij para 30 vitesh, për turqit dhe shtetin turk, Teki Dervishi pohonte: Se masat përbëhen nga individi”. I gjori Teki!  Po, të ishte gjallë dhe sikur t’i kishte parë se si partitë politike festojnë fitoret gjatë fushatave, duke përfshirë këtu edhe lirimin nga drejtësia si të pafajshëm të disa krerëve të partive politike, që festonin me meze dhe shkrepje të revoleve sikur të ishin në një syneti turke! Tekiu do të kishte vdekur nga infarkti!

Një masë e madhe e politikanëve mospërfillës të Kosovës zanafillën e mospërfilljes e kanë kultivuar nga individi mospërfillës, e që tani është shndërruar në kastë politike. Kjo kastë politike, në vend që ta forcoj sistemimin e drejtësisë, përkundrazi e ka dobësuar skajshmërisht drejtësinë, ekonomin, shëndetësinë dhe arsimin duke punësuar kukulla partiake. E ne ende nuk HIDHEROHEMI! A s`ka mjaft arsye për t’u HIDHERUAR kur dihet se popullin se posedon askush. Aq më pak mospërfillësit.

Për të gjetur një shembull konkret të hidhërimit të duhur në kujtesë më vjen Adem Demaçi. Sa ishte zëdhënës i UÇK-së. Demaçit, më 1998 ish i deleguari i Bashkimit Evropian Wolfang Petrich i kishte ofruar për Kosovën, më pak se republikë e më shumë se autonomi. Me arsyetim se Serbia është e fortë dhe kjo është e tëra që mund ta bënin! Demaçi ishte përgjigjur: “Nuk e duam as njërën e as tjetrën. Ne jemi përcaktuar për pavarësi të Kosovës! Për këtë synim, e kemi vullnetin e popullit dhe  ndihmën e Zotit!”.  Pas pak orëve diplomati Austriak, iu kishte përgjigjur Demaçit: “Nëse e keni vullnetin e popullit dhe ndihmën e Zotit, atëherë, do u ndihmojmë edhe ne”.

E sot, arsyeja për tu HIDHERUAR na mungon!

Thuhet nga kritikët se romani i Charls Dikens “Një tregim për dy qytete” e ka fillimin më të përsosur të literaturës botërore: “It was dhe best of time, it was the worst of time”. Pra, nga ky “postulat” fillon e mira dhe tragjedia, ndryshimi dhe guximi për t’u hidhëruar.

Zëvendësministri i punëve të jashtme Enver Hoxhaj, të cilit kur Presidenti Hashim Thaçi i thotë kërce, Hoxhaj e pyet se ku? Ai, me kënaqësi e shfrytëzoj rastin për të kërcyer sipas pipit të Hashimit. Me 29 nëntor 2017 në Uashington në kuadër të një konference për Ballkanin, të organizuar nga Këshilli i Atlantikut, Hoxhaj shprehet: “Jemi të vetëdijshëm se (demarkacioni) është më shumë  çështje e shpikur se sa një çështje e vërtet”. Enver Hoxhaj me këtë fjalim është treguar mospërfillës ndaj shumicës së deputetëve të Kosovës të cilët nuk e ratifikuan demarkacionin në Parlament. Të paktën, kam menduar dhe shpresuar se në koalicionet politike që e formojnë qeverinë duhet të ketë konsensus, e sidomos kur bëhet fjalë për çështje të interesit kombëtar.

Mirëpo, ja Enverit iu dha mundësia që “përtej konsensusit” (It was dhe best of time) për ta kënaqur Hashim Thaçin dhe egon e tij personale. Them personale, kur dihet se kryeministri Ramush Haradinaj ka pikëpamje tjetër ndaj demarkacionit. Kjo nënkuptohet se Enver Hoxhaj u shpreh në Uashington kundër asaj se çka mendon dhe po vepron kryeministri i tij. Kam vu re, se më të ashpër janë një pjesë e politikaneve shqiptarë në debate dhe konferenca që janë pro demarkacionit, se sa pala Malazeze që mund të përfitojë territor. E ne ende nuk HIDHEROHEMI!

S`thuhet kot se historia përsëritet te një popull kur gabojnë me qëllim apo pa qëllim, paraardhësit e tij. Kam frik se në të ardhmen do themi: It was the best of time (I kishim të gjitha mundësit historike të rehatohemi si komb. Po, duke pas parasysh kastën aktuale politike kam frikë se do themi:  It was the worst of time (S`kishim askënd të na përfaqësoj!) Eh, atëherë do te jemi shumë të HIDHËRUAR! Fatkeqësisht!

    Data: 04 Dhjetor 2017 10:44
    Autori: Jashar Etemaj

    Të tjera