Kthehu lart

Ilir Tafa – portreti i një artisti që po shkëlqen

Ilir Tafa – portreti i një artisti që po shkëlqen Autori: Xhevahire Krasniqi-Podvorcia GazetaExpress

Bota e filmit, aq e preferuar dhe e konsumuar nga të gjithë, veçanërisht në kohën kur nuk kishim dëgjuar për internetin dhe mundësitë që ai aktualisht ofron, gjithmonë ka qenë një atraksion i kushtueshëm por edhe i dëshirueshëm prej mijëra e mijëra njerëzve gjithandej nëpër botë. Emrat e Xhejms Din, Marlon Brando, Riçard Barton, Elizabet Tejlor, Merlin Monro e sa të tjerëve, akoma defilojnë para syve tanë, në formë kujtese për madhështinë që na lanë trashëgim.

Edhe bota shqiptare, ndër vite tëtëra, artit të shtatë i ka dhënë emra të mëdhej të cilët u bënë të njohur në saje të talentit të padiskutueshëm dhe mundësive që me mund i krijuan. Xhejms e Xhim Belushi, Irena Papas, një aktore greke me origjinë shqiptare, së fundit Eliza Dushku dhe shumë të tjerë të cilët kanë bërë emër nëpër botë, sa si aktorë filmi dhe sa nëpër teatrot më prestigjioze të Europës e SHBA, i kanë bërë nderë sa kultures shqiptare po aq edhe vetë kombit shqiptar. Në Shqipëri, megjithëse në rrethana politike, ekonomike e finansiare shumë të rënduara, gjatëpesëdhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të kaluar, kinematografia ka arritë rezultate shumë të mira, pa çka se me primesa ideologjike, ndërsa emrat e përveçëm të kësaj veprimtarie ishin të denjë për të qëndruar në vetë majat e krijimtarisë filmike botërore. Sandër Prosi, Margarita Xhepa, Mirush Kabashi dhe qindra artistë të tjerë, janë mishërim i aktorit të shkëlqyeshëm dhe artistit kulmor.

Kosova ndërkaq është tregim më vete. E gjendur në një situatë të vështirë dhe pa perspektivë shumë premtuese, kinematografia kosovare njeh një lindje të vështirë poredhe një zhvillim të mëpastajmë mjaft domethënës dhe, shikuar nga aspekti historik, tepër cilësor.Për të qenë të drejtë dhe të paanshëm, në mungesë të mundësive për shkollim të drejtë në këtë gjini në Prishtinë, shkolla e Beogradit dhe teatrot e atjeshme si Atele 212 e ndonjë tjetër, nxorën aktorë cilësor të cilët bënë emër edhe jashtë shtetit të atëhershëm Jugosllav ndërsa me mundësitë që u krijuan më vonë ndikuan pozitivisht tek talentet e rinj kosovarë duke i motivuar ata për projekte shumë të mira teatrore e filmike.

Megjithate, propagandimi dhe publikimi i këtyre vlerave, gjithmonë ka çaluar, sa për shkak të neglizhencës sonë po aq edhe për shkak të një qasjeje jo profesionale të atyre të cilët këtë veprimtari do të duhej ta merrnin më seriozisht dhe ta trajtonin me profesionalizëm. Në kohën e ekspansionit të jashtëzakonshëm të antivlerave dhe në kohen e vrapit galopant për t’u pasuruar pa zgjedhur mjetet, lajmet e rralla të cilat vijnë deri te ne për ndonjë të arritur tjetër, veçanërisht nga fusha e artit, një mënyre aq e sofistikuar dhe aq e preferuar për promovimin e vlerave artistike, neve na shkakton sa kënaqësi shpirtërore po aq na vjen edhe si një satisfaksion moral, njerëzor e kombëtar, duke na kthyer shpresat dhe për të thënë: po, edhe ne do ia dalim! Sepse edhe ne kemi me çka të mburremi.

Se lajmet për të arriturat e një aktori të ri dhe shumë premtues e të dëshmuar tanimë në vend dhe jashtë si ndër aktorët më të mirë bashkëkohor dhe si pedagog universitar në fushen e arteve pamore, Kosoves dhe industrisësë filmit ia kthejnë sharmin dhe namin të cilin dikur e kishin por që, në këto kohë pa kohë, diku e kishin ngatërruar hapin.

Bëhet fjalë për Ilir Tafen!

Relativisht i ri në moshë (1974), qyshë në rininë e tij ai u brumos me dashurinë ndaj artit dhe së bukurës ndërsa zhvillohej e rritej në një familje e mjedis që arsimin e kulturen, duke filluar prej asaj burimores, të krijuar e promovuar mu në gjirin e popullit, Ilir Tafa filloi shkollimin e tij të përgjithshëm e pastaj profesional, paralelisht me mjeshtrinë që e “vodhi”, mu prej atyre personaliteteve të teatrit e filmit që i përmendëm më lart e që njëkohësisht ishin edhe idhujt e tij. Pastaj vijnë “vitet e mbrapshta”, vitet kur, ndërsa ishte shumë I ri, si gjithë brezi i tij, u ballafaqua me të gjitha tmerret e kohës të cilat pastaj do arrijë, në bazë të roleve që iu ofruan, t’i luaj në mënyrën më brilante para kamerave televizive e të filmit, këtu në Kosovë dhe posaqërisht jashtë vendit. Në të gjithë hapësirën ish-Jugosllave, Ilir Tafa do të arrijë të realizojë rolet për të cilat do të vlerësohet lart dhe do të kërkohet që një punë të këtillë ta vazhdojë pa nda. Dhe, kështu do ndodhë: projektet filmike, në Kosovë dhe sidomos në Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci, do radhiten njëra pas tjetrës. Një ekip profesionalstësh me përvojë dhe të dëshmuar tanimë në bazë të realizimeve më cilësore që kishin fituar çmime të rëndësishme në festivalet më prestigjioze të Europës dhe më gjërë, Ilir Tafës, duke i vlerësuar potencialet e tij krijuese, do i ofrojnë role serioze të cilat ai do ti luaj dhe realizojë me sukses. Është enciklopedik roli i tij në filmin serial “Lud, zbunjen, normalan” ( “I marrë, i hutuar, normal”) në të cilin Ilir Tafa shkëlqeu në rolin e tij mjaft të rëndë për tu realizuar dhe kompleks në vetë thelbin e tij. Njohja e gjuhëve të rajonit sikur edhe e një anglishte të kulluar, por edhe çasja serioze ndaj punës që i besohet, elementet e një profili perëndimor por megjithate tradicional e të luajturit, sikur dhe aftësia për tu mishëruar me karakteret që luan, ndikuan që laramania e këtyre karaktereve të jetë e madhe dhe njëkohësisht e preferuar prej kritikëve të filmit dhe publikut filmofil në përgjithësi. Këto cilësi ndikuan që dyert e teatrove studiove të filmit në rajon dhe në pjesën anglishtfolëse të Europës tëhapen lirshëm për, besoj, mos me u mbyllë më.

Shpirtëgjërsia dhe vizioni i këtij artisti Kosovar reflektohen edhe në atë që një numër mjaft i madh i njerëzve të kulturës e vlerësojnë si dëshirë që “mjeshtritë” e veta t’i ndajnë me të tjerët. Në të vërtetë, Ilir Tafa, në këtë dimension tregohet shumë largpamës por edhe i gatshëm për të reflektuar dhe për të çuar proceset përpara. Kësisoi, në njërin prej kolegjeve më prestigjioze jo vetëm të rajonit, si’çështë Kolegji AAB, një institucion të cilit ia kanë lakmi edhe institucione e ngjajshme të Europës, jo vetëm për infrastrukturen perfekte, për organizimin cilësor të punës por edhe për stafin më të zgjedhur akademik nga të gjitha vendet e rajonit e më gjërë, Ilir Tafa mbanë gradën më të lartë universitare në fushën e aktrimit si mësimdhënës i lëndës Diksioni. 

Në të vërtetë, poqese keni fatin vetëm të kaloni nëpër hapësirat e këtij Kolegji, atëherë, ndikimin e Ilirit do ta vëreni menjëherë: salla jashtëzakonisht e bukur dhe moderne e teatrit të Kolegjit AAB, e quajtur, besoj me dashuri e krenari “Faruk Begolli”, koridoret e galeritë e dekoruara me portretet hijerënda të personaliteteve të shquara të kulturës si Bekim Fehmiu, Ismail Kadare e të tjerë si dhe një sërë detajesh tjera të cilat shpalosin sa shpirtin artsitik të tij po aq edhe dashurinë ndaj kulturës dhe artit në përgjithësi.

Ilir Tafa, emër i njohur dhe shumë premtues, këtyre viteve të fundit po radhitë suksese të njëpasnjëshme. I mishëruar me rolet e tij nëpër filmat e gjiruar tashmë, me një lojë skenike të përkryer, me një elokuencë mjeshtërore dhe një qëndrim të natyrshëm përballë kamerës, i ndihmuar nga një ekip profesional sinë regji po ashtu edhe në montazh, ai vjen para publikut natyrshëm në lojë, serioz në trajtimin e rolit që luan dhe bindës në atë që bënë. Kësisoi, projektet filmike të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, gjinikëto të sprovuara tanimë te ne por jo edhe aq produktive kohëve të fundit, na shtyjnë të besojmë se shkolla e aktorëve të njohur kosovar dhe më gjërë, po jep rezultatet e para në formë veprash artistike të një niveli të lartë, si në rrafshin e përzgjedhjes së skenarëve po aq edhe në realizimin e tyre.

Çmimet i fituara për rolet e luajtura nëpër filma zhanresh të ndryshme, jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë, të cilët i fitoi Ilir Tafa, janë një prej të arriturave të shumta dhe mirënjohjeve që iu kanë ndarë, duke u vlerësuar si një prej aktorëve shumë të talentuar, me potencial të pa diskutueshëm krijues dhe me iniciativa kreative tepër domethënëse. Ilir Tafa, në skenën e teatrit dhe para kamerave të filmit vjen si një aktor i cili veçsa vazhdon rrugën e bërë me sukses, edhe pse me vështirësi, të atyre që ai besoj i ka idhuj, ashtu si i kemi edhe ne;Shani Pallaska, Abdurrahman Shala, Bekim Fehmiu, Faruk Begolli, Hadi Shehu dhe shumë të tjerë, tanimë të shkuar në amshim por jo në harresë, dhe të tjerë të cilët janë në pikun e krijimtarisë së tyre, duke zgjuar shpresat tona tanimë të humbura se kjo traditë dhe kjo shkollë e shkëlqyeshme kishin filluar të zbehen. Por, nuk qe e thënë! Industria e filmit këtu te ne, edhe pse e anashkaluar dhe e lënë në fatin e entuziastëve si Ilir Tafa dhe shokët tjerë të tij, ka filluar të shpalosë vlerat e vërteta, sanë aktrim po aq edhe në regji dhe në krahë tjerë të domosdoshëm për realizimin e projekteve të këtilla. Duke shpalosur këto vlera, ata në të vërtetë veçsa po promovojnë fuqishëm dellin krijues dhe potencialin sa kreativ e artistik po aq edhe vendosmërinë për të shpalosë e trajtuar tema të cilat janë të lidhura ngushtë me përditshmërinë e këtushme. Kësisoi, ata, Kosoven, edhe në kohën e një amullie të tërësishme që e ka kapluar, edhe në kohën kur rreth e përçark nesh po mundohet të mohohet kapitali krijues e shtetëformues i kosovarëve, kanë arritur që nga jashtë, nga vende të dëshmuara si njohëse të vlerave artistike të filmit, tësjellin mirënjohje e çmime të rëndësishme dhe shumë domethënëse të cilat kulturen shqiptare dhe kreativitetin e të rinjëve kosovarë e qojnë në njëdimension tjetër, në atë ndërkombëtar ndërsa shpirtrave të ligë, jo vetëm të huaj, ua mbyllin gojen duke iu thënë: Po! Ne mundemi! .

Krejtësisht për në fund, sa për të përmbyllë një konstatim, një vlerësim dhe një mirënjohje modeste për një artist të shkëlqyer dhe për një profesor universitar të vlerësuar lart, dua të apostrofoj një dukuri të përqudnuar dhe një realitet të hidhur: mediat tona, për dallim nga një kohë e shkuar kur në ballinat e tyre gjenim vlerësime me plot admirim për vlerat artistike të cilat i bëjnë nder kombit tonë dhe kultures në përgjithësi, tanimë në faqet e tyre të para, çdo ditë dhe në çdo hap, na sjellin detajet e mbathjeve të Kardashianëve, të fustanave të nuseve të këngëtareve kosovare e budalliqe të ngjajshme, duke lënë anash, diku në ndonjë skaj të tyre apo edhe pa e përmendur fare,ndonjë të arritur të herë pas hershme dhe mjaft të rrallë të artistëve tonë nëpër botë. Kjo është një dukuri e cila dëmton rëndë vetë kulturen e vendit dhe dekurajon e demotivon artistët e rinj, kudo qofshin ata.

Sidoqoftë, unëuroj dhe besoj fuqishëm, se ky fakt nuk do të ndikojë në krijimtarinë e Ilir Tafes dhe kolegëve të tij, qofshin këta aktorë, regjisorë, piktor a artistë të ndonjë gjinie tjetër. Se ky popull dhe ky vend kanë nevojë për njerëz dhe artistë e pedagog si Ilir Tafa, kanë nevojë për gjuhen e artit, të transmetuar në trakën filmike a të luajtura nëdrrasat e teatrit. Kanë nevojë për pedagogë të këtij rangu të cilët rininë tonë, të mrekullueshme, me elan krijues dhe potencial të padiskutueshëm për ndryshime, t’i edukojnë drejt, duke ua mbushur mendjen e shpirtin me ndjenja njerëzore e kreative dhe njekohësisht duke i larguar nga të këqijat që zhvillimet e hovshme dhe dinamike, të urbanizuara tashmë, i kanë sjellë, jo vetëm te ne në Kosovë.Ata kanë nevojë për të shprehur këto afinitete, për të thënë mendimin e tyre me gjuhen e artit dhe mbase për të fisnikëruar mendjet dhe shpirtrat tonë, në një kohë kur kiqi dhe arti tallava na mbyti e na topiti tërësisht.

Ka kohë të gjatë që Kosova dhe kosovarët nuk iu gëzuan të arriturave të artistëve të tyre në arenën ndërkombëtare. Ka kohë që antivlerat dhe injoranca sa e individëve të cilët bëjnë politikat e gjithmbarshme në fushen e kultures po aq edhe neglizhenca e amullia e individëve të kësaj gjinie kanë marrë hov dhe po metastazojnë pamëshirshëm. Mu për këto fakte të dhimbshme, fitimi i çmimit për aktorin më të mirë, të marrë jashtë vendit nga ju, i dashur Ilir, të gjithë neve na gëzon shumë dhe na bënë krenar pa masë. Na bënë krenar për punën Tuaj si artist, për angazhimin Tuaj si pedagog universitar por edhe për vlerat njerëzore e intelektuale që po shpalos, që po promovon e po përhap gjithandej, gjithnjë e më shumë.

Duke Ju uruar suksese të mëtutjeshme dhe duke Ju përgëzuar për të arriturat në fushen e artit filmik, në emër të atyre të cilët këtë veprimtari dijnë ta vlerësojnë lart ndërsa angazhimin tuaj e shikojnë si përmbushje të një premtimi e obligimi artistik e qytetar, Ju përshëndes përzemërsisht dhe Ju them: Ju mundeni edhe më shumë! 

(Autorja është doktorante në Universitetin shtetëror “Ss.Cyril and Methodius" në Shkup)

    Data: 06 Nentor 2017 20:08
    Autori: Xhevahire Krasniqi-Podvorcia

    Të tjera