Gazeta Express https://www.gazetaexpress.com/ LAJMI I FUNDIT Mon, 18 Mar 2024 22:45:44 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.2 Thierry Henry godet skuadrën e  Real Madridit https://www.gazetaexpress.com/thierry-henry-godet-skuadren-e-real-madridit/ Mon, 18 Mar 2024 22:41:46 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377062

Trajneri i kombëtares olimpike franceze, Thierry Henry, ka thënë se Real Madridi nuk është i gatshëm të dërgojë lojtarët e tyre francezë në Lojërat Olimpike të Parisit.

“Ka qenë gjithmonë kështu dhe e dija se do të ishte e vështirë. Është krejtësisht normale, veçanërisht për klubet jashtë vendit. Lojërat Olimpike janë këtu në Francë dhe klubet vendase do të ndihmojnë. Ekipet jashtë – janë më të vështira. Por unë kurrë nuk u ndala në “jo”-në e parë. Do të shohim se çfarë mund të bëhet por vendimi do t’u lihet klubeve sepse këto nuk janë data zyrtare të FIFA-s. Ka shumë emra që do të donim të kishim, por nuk është e qartë se kur do të kemi një përgjigje”, tha Henry.

Eduardo Camavinga, Tchouameni dhe Ferland Mendy janë francezët që luajnë për madrilenët.

The post Thierry Henry godet skuadrën e  Real Madridit appeared first on Gazeta Express.

]]>

Kajtazi thotë se Zharku është kriminel, tregon si iu shmang dënimit me burg https://www.gazetaexpress.com/kajtazi-thote-se-zharku-eshte-kriminel-tregon-si-iu-shmang-denimit-me-burg/ Mon, 18 Mar 2024 22:37:04 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377089

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka sanksionuar ish-kreun e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të, siç u tha, përfshirjes së tij në akte korruptive.

“Gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit, që në mënyrë të paligjshme të jepte leje për ndërtime në pronat komunale, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha DASH-i.

Këtë e ka komentuar gazetari Vehbi Kajtazi në emisionin “Majtas jo Djathtas” të T7.

“Zharku është krimine”, tha fillimisht Kajtazi, teksa më pas nisi të tregonte ku e bazon mendimin e tij për ish-kryetarin e Kaçanikut.

Ai përmendi rastin e një prone, fermë delesh që Zharku ishte dënuar për shkak se kishte bërë presion te blerësi i asaj prone.

Pasi ishte shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë, Kajtazi thotë se Zharku kishte shkuar në Suedi që si shtetas i atij shteti përfitonte nga parimi kushtetues suedez që nuk ekstradon shtetasit e tij.

“Ai është kriminel, veprimet e sjelljet i ka të tilla. Zharku ka qenë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë për një rast të detyrimit. Dikush në një fshat kah Ferizaj, pati ble në privatizim një fermë të deleve, kështu është quajtur ferma. Zharku me disa të tjerë shkojnë e kërcënojnë dhe e detyrojnë me u tërheq nga tenderi. Ky hynë I dyti me marrë,me u bo pronar I asaj prone. Ky zotëriu ka shku në gjykim, deri në fund dhe Zharku është dënuar, është vërtetuar që ka kryer vepër penale. Finalja e gjithë kësaj është që është shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë. Gjatë kohës së ankimimit të vuajtjes së dënimit, Zharku ka ikur, atje ka shtetësi suedeze dhe Suedia me Kushtetutën e vet shtetasit e vet nuk I ekstradon në vendet e tjera. Suedia ka kërku që lënda me u transferu atje, por aso kohe PDK-ja ka qenë në pushtet dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë. Kështu për 6 vjet është parashtru vuajte e dënimit dhe menjëherë është kthyer në Kosovë”, ka thënë Kajtazi. /Gazeta Express

The post Kajtazi thotë se Zharku është kriminel, tregon si iu shmang dënimit me burg appeared first on Gazeta Express.

Dodik “feston” fitoren e Putinit me ngjyrat e flamurit rus https://www.gazetaexpress.com/dodik-feston-fitoren-e-putinit-me-ngjyrat-e-flamurit-rus/ Mon, 18 Mar 2024 22:31:23 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377085

Mbrëmjen e 18 marsit, ndërtesa ku ndodhet selia e presidentit të entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë u ndriçua me ngjyrat e flamurit rus.

Kjo u bë për “nder të fitores së Vladimir Putinit” në zgjedhjet presidenciale në Rusi dhe në shenjë të miqësisë mes Republikës Sërpska dhe Rusisë, tha presidenti i këtij entiteti, Millorad Dodik, përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Lideri pro-rus i serbëve në Bosnje e Hercegovinë, që është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë për shkak të aktiviteteve të tij kundër Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, paraprakisht uroi Putinin për fitoren e tij.

Dodik është një prej zyrtarëve të paktë që është takuar me Putinin që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që nga nisja e agresionit ndaj Ukrainës, dy udhëheqësit janë takuar katër herë.

Herën e fundit që ata u takuan ishte më 21 shkurt në Kazan, në Republikën ruse të Tatarstanit.

Gjatë atij takimi, Putin ia dha Urdhrin Alexander Nevsky, të cilin Dodikut iu nda qershorit të vitit të kaluar për “kontributin në zhvillimin e bashkëpunimit” mes Rusisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Përndryshe, Mirosllav Vujiçiq, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës, Sërxhan Mazalica, anëtar i Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, Sinisha Vidoviq, këshilltar i presidentit të Asamblesë Kombëtare, ishin vëzhgues në zgjedhjet presidenciale ruse.

Ata ishin pjesë e vëzhguesve evropianë, që morën pjesë në numër të vogël, në zgjedhjet ruse. Asnjë vëzhgues nuk ishte nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Në zgjedhjet që përfunduan të dielën, e të cilat u kontrolluan ashpërsisht nga Kremlini, Putin ftoi edhe një mandat gjashtëvjeçar. Ai është në pushtet në Rusi që 24 vjet./REL

The post Dodik “feston” fitoren e Putinit me ngjyrat e flamurit rus appeared first on Gazeta Express.

Stoltenberg: Zgjedhjet në Rusi konfirmojnë se shteti ka shoqëri autoritare https://www.gazetaexpress.com/stoltenberg-zgjedhjet-ne-rusi-konfirmojne-se-shteti-ka-shoqeri-autoritare/ Mon, 18 Mar 2024 22:28:44 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377082

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se zgjedhjet presidenciale në Rusi nuk ishin “as të lira, e as të drejta” dhe vetëm konfirmuan se Rusia “është një shoqëri autoritare”.

Në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë më 18 mars në Tbilisi, Stoltenberg tha se zgjedhjet që i dhanë presidentit Vladimir Putin mandatin e pestë “ishin të manipuluara, dhe pa dyshim, pa befasi”. Ai tha po ashtu se përpjekjet e Moskës për të mbajtur zgjedhje në territoret e pushtuara të Ukrainës ishin shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Shefi i NATO-s tha se Putini bëri deklaratë të pasaktë kur gjatë fjalimit të fitores tha se trupat e NATO-s janë në Ukrainë. Aleatët e NATO-s kanë ofruar trajnime, por “nuk po planifikojnë asnjë prani ushtarake në terren”.

Stoltenberg përsëriti se NATO vazhdon të ketë politikën e derës së hapur për shtetet që duan të anëtarësohen dhe mohoi se aleanca po “zgjerohet në mënyrë agresive kah lindja”, që ishte një prej justifikimeve që Putini përdori për të nisur pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.

Shteteve në Evropën Lindore u është thënë se nëse plotësojnë standardet e NATO-s dhe janë shoqëri demokratike, anëtarësimi në aleancë është i hapur për ta, tha ai.

“Ne respektojmë nëse ju nuk dëshironi të anëtarësoheni në NATO. Por, sigurisht ne respektojmë nëse ju dëshironi të anëtarësoheni në NATO”, tha Stoltenberg duke shtuar se këto shtete nuk mund të jetojnë “në një botë ku Moska vendos se çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë fqinjët e saj”.

Shefi i NATO-s nuk deshi të flasë nëse Ukrainës do t’i hapet rrua për anëtarësim në NATO gjatë samitit të aleancës në Uashington në korrik, por ai tha se pret që NATO-ja të marrë “vendime që do t’i mundësojnë Ukrainës të jetë më afër NATO-s”, përfshirë hapa për t’u siguruar se ushtria e Ukrainës “është plotësisht në përputhje” me NATO-n.

I pyetur nëse aspiratat e Gjeorgjisë që t’i bashkohet NATO-s do të avancohen gjatë samitit, Stoltenberg tha se ai nuk mund të paragjykojë rezultatin e samitit.

Për herë të parë Stoltenbergu tha se Gjeorgjia dhe Ukraina “kanë përgjegjësi të ndara dhe të pavarura” kur vjen puna për aplikimet e tyre për NATO.

“Këto shtete janë në nivele të ndryshme dhe në rrugë të ndryshme”, tha ai, duke lënë të kuptohet se aplikimi i Ukrainës është më urgjent për shkak të luftës aktuale kundër forcave ruse.

“Nuk po them se Ukraina është më përpara se Gjeorgjia në të gjitha fushat. Ka vlerësime individuale, ka përpjekje individuale për të mbështetur Gjeorgjinë dhe për të mbështetur Ukrainën dhe do të jenë vendime të ndara individuale”, tha ai.

Stoltenberg, i cili u ka bërë thirrje anëtarëve të NATO-s që t’i ofrojnë Kievit municione dhe pajisjet e nevojshme ushtarake, po ashtu e pranoi se mbështetja ndërkombëtare për ushtrinë ukrainase nuk ka mbetur në nivelin e njëjtë të lartë siç ishte në fillim të luftës, duke vënë në pah se në Kongresin amerikan ende nuk është miratuar një paketë e madhe e ndihmës. Megjithatë, ai tha se ende shpreson që SHBA-ja do të pajtohet për këtë paketë sepse është edhe në interesin e sigurisë së Uashingtonit./REL

The post Stoltenberg: Zgjedhjet në Rusi konfirmojnë se shteti ka shoqëri autoritare appeared first on Gazeta Express.

Telefonata Biden-Netanjahu: Një ekip izraelit do të vizitojë Uashingtonin https://www.gazetaexpress.com/telefonata-biden-netanjahu-nje-ekip-izraelit-do-te-vizitoje-uashingtonin/ Mon, 18 Mar 2024 22:24:37 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377079

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të hënën kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu se një operacion ushtarak izraelit në Rafah do të përshkallëzonte anarkinë në Gaza dhe dy udhëheqësit ranë dakord që një ekip nga Izraeli të vizitojë Uashingtonin për ta diskutuar për gjendjen, tha Shtëpia e Bardhë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, u tha gazetarëve se ekipet e dy vendeve do të mbajnë bisedime gjithëpërfshirëse për hapat e mëtejshme në Gazë, ku po shpaloset një krizë humanitare.

Takimi mund të mbahet këtë javë ose javën e ardhshme, tha zoti Sullivan, duke shtuar se nuk do të ndërmerret asnjë operacion në Rafah përpara bisedimeve.

"Anarkia mbretëron në zonat që ushtria izraelite i ka spastruar, por nuk i ka stabilizuar" në Gazë dhe kriza humanitare do të thellohej nëse Izraeli do të vazhdonte me ofensivën në Rafah, tha zoti Sullivan, duke përmbledhur mesazhin e zotit Biden për kryeministrin Netanjahu.

Zoti Sullivan tha se Presidenti Biden kishte hedhur përsëri poshtë të hënën arsyetimin se të ngresh pikëpyetje për operacionin e mundshëm në Rafah është njëlloj si të ngresh pikëpyetje për nevojën e mposhtjes së Hamasit.

“Qëndrimi ynë është se Hamasi nuk duhet të lejohet të strehohet në Rafah apo kudo tjetër, por një operacion i madh tokësor atje do të ishte i gabuar. Kjo do të shkaktonte më shumë vdekje mes civilëve të pafajshëm, do të përkeqësonte krizën humanitare, do të thellonte anarkinë në Gaza dhe do të izolonte më tej Izraelin ndërkombëtarisht”, tha zoti Sullivan.

Ai tha se vizita e delegacionit izraelit do të krijonte mundësinë për “një diskutim gjithëpërfshirës, të integruar dhe strategjik..."

Marrëdhëniet mes dy udhëheqësve janë bërë gjithnjë e më të tensionuara për shkak të Gazës.

Zoti Sullivan tha se gjatë bisedës, Presidenti Biden nuk kishte paralajmëruar për ndonjë kufizim të ndihmës amerikane për Izraelin.

Zoti Biden i tha zotit Netanjahu se ai duhet të ketë ai një strategji koherente për Gazën, tha këshilltari Sullivan, dhe jo të hyjë në Rafah.

Presidenti Biden rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për përpjekjet izraelite për të shkatërruar militantët e Hamasit që sulmuan Izraelin më 7 tetor.

Zoti Sullivan konfirmoi gjithashtu se Marwan Issa, personi numër tre në komandën e Hamasit, u vra gjatë një operacioni izraelit javën e kaluar. Hamasi nuk ka komentuar lidhur me këtë njoftim.

Telefonata mes dy udhëheqësve ishte e para që nga 15 shkurti dhe vjen në mes të tensioneve të mprehta midis Izraelit dhe aleatit të tij më të palëkundur lidhur me luftën në Gazë.

Zoit Netanjahu tha se gjatë bisedës ishte diskutuar angazhimi i Izraelit për të arritur të gjitha objektivat e luftës: eliminimin e Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve dhe të sigurohet që Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin.

Kjo do të bëhet "duke dhënë ndihmën e nevojshme humanitare që ndihmon në arritjen e atyre qëllimeve," tha ai në një deklaratë.

Në një fjalim të enjten, udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, një mbështetës i kahershëm i Izraelit dhe zyrtari më i lartë i zgjedhur hebre në SHBA, bëri thirrje për zgjedhje të reja në Izrael dhe tha se zoti Netanjahu është pengesë për paqen.

Një ditë më pas zoti Biden e vlerësoi fjalimin dhe tha se senatori Schumer u kishte bërë jehonë shqetësimeve të shumë amerikanëve.

Kryeministri Netanjahu u përgjigj ashpër të dielën, duke thënë në një intervistë për CNN-in se fjalimi i zotit Schumer ishte "krejtësisht i papërshtatshëm".

Ai ripohoi në një takim të kabinetit të tij të dielën se forcat izraelite do të futen në Rafah, vendi i fundit relativisht i sigurt në Gazë, pavarësisht presionit ndërkombëtar që Izraeli të shmangë viktima të mëtejshme civile./VOA

The post Telefonata Biden-Netanjahu: Një ekip izraelit do të vizitojë Uashingtonin appeared first on Gazeta Express.

Abdixhiku paralajmëron se LDK do të ketë kandidatë për deputetë nga mërgata https://www.gazetaexpress.com/abdixhiku-paralajmeron-se-ldk-do-te-kete-kandidate-per-deputete-nga-mergata/ Mon, 18 Mar 2024 22:19:31 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377075

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se sot partia e tij tani ka 58 nëndegë aktive duke përfshirë edhe ato në Evropë, përderisa thotë se tri vite më parë ky numër ishte njëshifror.

Si rrjedhojë, ai njofton për krijimin e dy funksioneve të reja për mërgatë; “Nënkryetarin për Mërgatë dhe Sekretarin e Degëve Jashtë”. Duke paralajmëruar edhe kandidatë për deputetë nga mërgata.

“Sonte, deri vonë, nëpërmjet komunikimit online, mbajtëm mbledhjen e përbashkët me 58 kryerarët e nëndegëve nga 58 qytetet evropiane; sikurse dhe 13 kryetarët e degëve nga shtetet përkatëse”.

“Në këté takim virtual, shtruam planet organizative të partisë në këtë vit zgjedhor, orarin e takimeve me bashkatdhetarë, tubimet e përbashkëta me EPP-në për zgjedhjet Parlamentare Evropiane, sikurse dhe kandidatët e ardhshëm nga mërgata për deputetë të Kuvendit të Kosovës”, informon Abdixhiku tutje.

Postimi i tij i plotë:

The post Abdixhiku paralajmëron se LDK do të ketë kandidatë për deputetë nga mërgata appeared first on Gazeta Express.

Peci i reagon Tahirit që kundërshtoi largimin e AAK nga zyrat: Selia e PDK në pronë publike, jeni shkollë e uzurpimeve https://www.gazetaexpress.com/peci-i-reagon-tahirit-qe-kundershtoi-largimin-e-aak-nga-zyrat-selia-e-pdk-ne-prone-publike-jeni-shkolle-e-uzurpimeve/ Mon, 18 Mar 2024 22:12:29 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377071

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në “Pressing” të T7, ka folur edhe për mënyrën sesi Ministria e Bujqësisë ia ka ndërprerë kontratën Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për sa i përket qirasë së objektit. Tahiri e ka cilësuar si veprim të njëanshëm.

Ndaj kësaj, ka reaguar ministri i Bujqësisë, Faton Peci, duke thënë se “PDK-ja reagon sepse është boshti i shkollës së uzurpimeve”.

Sipas Pecit, "që nga fillimi, selia e PDK-së është në pronë publike".

”Po më tregojnë për pezmin që paska shpërndarë Shefi i GP të PDK në njëren nga studiot televizive rreth vendimit për shkëputjen e kontratës me AAK-në.  Krejt e kuptueshme, asgjë e befasishme për mua: PDK reagon sepse realisht ajo është boshti i shkollës së uzurpimeve”.

“Ka mijëra dëshmi ilustruese për këtë, por për sonte vetëm një:  Që nga fillimi, selia e PDK-së është në pronë publike. Populli thotë ‘mos e vet, se t’kallxon vetë’ e unë po them ‘jeni përgjigjë sikur me ju thirrë në emër”, ka shkruar Peci në Facebook. /Gazeta Express

The post Peci i reagon Tahirit që kundërshtoi largimin e AAK nga zyrat: Selia e PDK në pronë publike, jeni shkollë e uzurpimeve appeared first on Gazeta Express.

Peja e deklason ekipin malazez, Plevla https://www.gazetaexpress.com/peja-e-deklason-ekipin-malazez-plevla/ Mon, 18 Mar 2024 22:00:05 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377014

Peja ka vazhduar me fitore edhe këtë xhiro në Ligën Ballkanike.

Kampionia aktuale e Kosovës ka triumfuar ndaj ekipit malazez Plevla me rezultat të thellë 105-75.

Që nga fillimi e deri në fund, pejanët ishin më të mirë, duke arritur fitore të merituar.

Pothuajse i gjithë ekipi verdhezi ka realizuar pikë sonte e më të dalluarit ishin Meriton Ismaili me 26 pikë dhe Justin Davis me 21 sosh.

Te Plevla, George Bradley Martin kishte 17 pikë e Darius McNeil 14 sosh.

Momentalisht Peja ka 5 fitore e 2 humbje, derisa Plevla nga 8 xhiro ka po aq humbje.

The post Peja e deklason ekipin malazez, Plevla appeared first on Gazeta Express.

Gjobë shoferit në Ferizaj i cili voziti nën masën mbrojtëse të patentë shoferit https://www.gazetaexpress.com/gjobe-shoferit-ne-ferizaj-i-cili-voziti-nen-masen-mbrojtese-te-patente-shoferit/ Mon, 18 Mar 2024 21:47:44 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377068

Policia njofton se sot në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Slivovë të Ferizajt ka ndaluar shoferin A.L (M/K) i moshës 25 vjeç, i cili ka drejtuar veturën e tij nën masën mbrojtëse që e kishte të ndaluar drejtimin për 6 muaj, prej datës 02.11.2023 - 02.05.2024.

Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë tjetër për kundërvajtje 300 euro dhe vazhdim i masës mbrojtëse, heqje e patent shoferit edhe për 6 muaj tjerë, nga data 02.05.2024-02.11.2024, njofton policia, transmeton Express.

“Me këtë rast Policia Rajonale e  Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor, që shoferët mos të drejtojnë veturat e tyre nën masën mbrojtëse të shqiptuar nga policia. Ndërsa fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në apelin e policisë.

The post Gjobë shoferit në Ferizaj i cili voziti nën masën mbrojtëse të patentë shoferit appeared first on Gazeta Express.

Konjufca: Escobar si Lajçak,  po thotë zbatojeni marrëveshjen 100%, e pastaj lërnani neve Serbinë, kjo na kushton … https://www.gazetaexpress.com/konjufca-godetescobarinpo-vepron-sikur-lajcaku/ Mon, 18 Mar 2024 21:23:51 +0000 https://www.gazetaexpress.com/?p=2377055

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka goditur emisarin amerikan, Gabriel Escobar.

Tutje Konjufca në emisionin “Politiko” në Kanal10 për emisarin amerikan Escobar ka thënë se ai po verpon sikurse emisari special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Zoti Escobar është tërsishtë në kornizat e zotit Lajçak, kjo do të thotë se zoti Lajçak e ka një qasje e cila e ka kështu pjesën e vetë Kosova duhet të realizoj tash e 100% e pastaj lejona neve Serbin se na edim qysh merrmi me ta e kjo Kosovës i ka kushtuar shumë”, ka thënë Konjufca.

The post Konjufca: Escobar si Lajçak,  po thotë zbatojeni marrëveshjen 100%, e pastaj lërnani neve Serbinë, kjo na kushton … appeared first on Gazeta Express.