Kthehu lart

Vogëlushja e Valbona Selimllarin një kopje e së ëmës!

Vogëlushja e Valbona Selimllarin një kopje e së ëmës! GazetaExpress

Padyshim ish-missi Valbona Selimllari vijon të mbetet më e bukura e Shqipërisë.

Mbrëmjen që lamë pas ajo ka qenë e pranishme në koncertin “Divat” të emrave të njohur të muzikës si Rovena, Irma, Besa dhe Eneda. 

Mirëpo Selimllari nuk ka zgjedhur të shkojë vetëm për të mbështetur mikeshat e saj. Ajo ka qenë sëbashku me vogëlushen e saj, e cila siç shohim edhe në fotot e siguruara nga Gazeta Express ka mjaft ngjashmëri me të ëmën. 

Ndonëse e turpshme përpara kamerës dhe pa i hequr dorën së ëmës, e vogla e ka shijuar shumë koncertin e “Divave” sëbashku me nënën e saj. Përveç vogëlushes, Selimllari ka edhe dy djem më të rritur./Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 17 Maj 2018 17:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera