Kthehu lart

Si të humbisni virgjërinë pa dhimbje, ja disa këshilla që ju vijnë në ndihmë

Si të humbisni virgjërinë pa dhimbje, ja disa këshilla që ju vijnë në ndihmë GazetaExpress

Humbja e virgjërisë është një temë që prek dhe frikëson të gjitha femrat që e bëjnë për herë të parë.

Kjo gjë shkakton ankth dhe frikë të madhe në intimitetin fizik të tyre.

Këtë frikë dhe ankth e shkakton një gamë mitesh dhe pa saktësishë në lidhje me herën e parë. Njohja dhe të kuptuarit mirë anatominë e trupit tuaj sidomos të vaginës, është një ndër çështjet thelbësore që partneri juaj dhe ju, duhet të dini para se të humbisni virgjërinë në mënyrën më të saktë dhe pa dhimbje.
Shumica e njerëzve besojnë se cipa e virgjërisë është një copë mishi që domosdoshmërisht do të thyhet.  Por kjo gjë nuk është kaq e thjeshtë, është më e ndërlikuar se kaq. Cipa e virgjërisë është një cipë që mbulon një pjesë të hyrjes në vaginë, megjithatë ajo ka një vrimë në të  nga ku gjaku menstrual rrjedh në pjesën e jashtme.
Zakonisht tek vajzat e reja cipa e virgjërisë ka të ngjarë të jetë thyer gjatë praktikës së sportit, masturbimit ose futjes së ndonjë tamponi.
Cipa e virgjërisë zakonisht shoqërohet me gjakderdhje, gjë që nuk është e thënë, dhe me një dhimbje të lehtë. Nëse shoqërohet me një gjakderdhje më të madhe mos u bëni merak sepse është diçka normale.
Pra, pse ndieni pak dhimbje? E vërteta është se çarja e cipës së virgjërisë luan një rol shumë delikat në drejtimin e të ndierit dhimbje në marrëdhënien tuaj të parë seksuale. Në shumicën e rasteve janë muskujt brenda organeve gjenitale të cilat mund të shkaktojnë siklet dhe dhimbje, megjithatë hera e parë është një dhembje e lehtë që të gjitha femrat pa përjashtim do e provojnë.
Por mos u shqetësoni sepse ka mënyra për të kapërcyer dhimbjen në mënyrë natyrale dhe të thjeshtë. Më e rëndësishmja është që ju duhet të jeni të gatshme për të marrë atë hap dhe kjo do t’iu lehtësojë nga ana psikologjike.
Mos harroni se iniciativa për të kryer një marrëdhënie seksuale me partnerin tuaj do ta bëjë më të lehtë dhe me më pak dhimbje humbjen e virgjërisë suaj. Sigurohuni që të jeni sa më të qetë bashkë me partnerin tuaj sepse nëse jeni në presion, dijeni që nuk do shkojë ashtu siç e kishit menduar.
Më poshtë do të shikoni të listuara:
1. Të njohë mirë anatominë e organit tuaj si dhe ku duhet prekur nga ana e mashkullit.
2. Zbuloni veten tuaj.
3. Shihni foton dhe gjeni pjesët në trupin tuaj.
4. Tentoni për masturbim nëse dëshironi.
5. Tentoni të fusni gishtat në vaginën tuaj nëse ju e dëshironi këtë gjë dhe ju bën të ndiheni mirë.
6. Provoni ushtrime relaksuese për muskujt e vaginës tuaj.
7. Provoni lojëra përpara aktit seksual.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 23 Tetor 2017 22:34
    Autori: GazetaExpress
    • Kështu duket Gold AG në veshje kombëtare

      Kështu duket Gold AG në veshje kombëtare 0

    Të tjera