Kthehu lart

Rikthehet “ujku” i moçëm i repit shqiptar, Danny Boy

Rikthehet “ujku” i moçëm i repit shqiptar,  Danny Boy GazetaExpress

Ai është njëri prej reperëve të parë në skenën e hip hopit kosovarë

Hitet e tij janë dëgjuara para dhe pas luftës së Kosovës.

Është ky Danny Boy që shumicës së  fansave të vjetër të hip hopit ju kujtohet për stilin e tij të veçantë.

Danny i takon gjeneratës së parë të Hip Hopit kosovarë në të cilën përfshiheshin të ashtuquajturit e labelit Kosova z Outlawz Clan si Da Ligs, Etno Engjujt, Errësira e Jetës, Tingulli 3, etj.

Tani Danny pas pothuajse 15 viteve të pauzës së tij do të rikthehet me këngën e tij që e ka titulluar “Fjala Hip Hop 2”, e cila do të lansohet nesër.  

Kjo këngë pritet njëherazi ta rikthej në skenë Dannyin, i cili edhe ashtu i ka munguar skenës së muzikës hip hopit. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 11 Janar 2018 18:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera