Kthehu lart

Pas lindjes së djalit, Adelina humb 39 kilogramë. Trupi i saj duket perfekt në bikini

Pas lindjes së djalit, Adelina humb 39 kilogramë. Trupi i saj duket perfekt në bikini GazetaExpress

Ajo njihet si ‘diva’ shqiptare.

Është kjo këngëtarja e njohur Adelina Ismajli e cila këtë epitet vazhdon ta mbajë edhe në ditët e sotme.

Adelina përveç muzikës së saj, gjithmonë është veçuar edhe për linjat e saj seksi.

Madje ajo kishte arritur të rrëmbente edhe kurorën e më të bukurës shqiptare në vitin 1997, transmeton Gazeta Express. 


Adelina vetëm pak muaj më parë u bë nënë. Uliksi i vogël i dha asaj epitetin nënë, emrin më të shenjtë në jetë. 


Por, shtatzënia këngëtares së famshme nuk i ka lënë shenjë. Trupi i saj duket tejet në formë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një fotografie që ka postuar në rrjetet sociale ku shihet vetëm në bikini.

Ajo ka shkruar se i është kthyer trupit të saj.

Natyrisht nuk munguan as komentet e shumta pozitive nga fansat e saj.

Ndërkaq, Adelina ka zbuluar edhe një detaj ku thotë se ka humbur gjithsej 39 kilogramë. 


Kujtojmë se Adelina këto ditë është duke shijuar pushimet e saj së bashku me Valin e Uliksin./Gazeta Express/




    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 13 Tetor 2017 15:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera