Kthehu lart

Pas fotove nudo, Bleona Qereti mbulohet me perçe

Pas fotove nudo, Bleona Qereti mbulohet me perçe GazetaExpress

​Këngëtaja shqiptare është një nga emrat më të komentuar për daljet e saj  pa rroba. 

Bleona Qereti nuk i ka kursyer asnjëherë setet fotografike ku është shfaqur me pjesët e saj intime të dala në shesh, madje këto duket se janë të preferuarat e saj. Një fakt që e vërteton është shpërndarja dhe rishpërndarja e tyre me ‘qindra’ herë në rrjetet sociale. 

Por këtë herë Bleona është shfaqur shumë ndryshe nga sa jemi mësuar. E mendonit ndonjëherë Bleonën të mbuluar me perçe.?

Këngëtarja shqiptare ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe sot ka vizituar xhaminë më të madhe të vendit "Sheikh Zayed".

Nga atje Bleona ka postuar disa foto ku shihet e mbuluar dhe disa duke u falur teksa shkruan se ky është vendi i saj i preferuar.

"I dashur Zot faleminderit për gjithçka që jam dhe kam në këtë jetë. Unë kam qenë, jam dhe do jem fëmija jot. Ti je kryesori për mua. Të tjerat vijnë pas. Zoti para, unë prapa, gjithmonë", shkruan Bleona./Gazeta Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 22 Janar 2018 09:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera