Kthehu lart

Modelja vdes tragjikisht duke bërë video topless në veturë

Modelja vdes tragjikisht duke bërë video topless në veturë GazetaExpress

Një modele e njohur ka humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku derisa ishte në një dritare të veturës.

Natalia Borodin, e veshur vetëm me brekë të bardha, u filmua duke luajtur pothuajse tërësisht e zhveshur pa sytjena, ndërsa shoqja e saj filmoi veprimin në një telefon celular, transmeton Gazeta Express.

Derisa Natalia po argëtohej jashtë dritares së veturës pothuajse lakuriq ajo duket se është goditur në një shtyllë.

Mirror Online ka vendosur të modifikojë sekondat e fundit këtij aksidenti.


Natalia, 35-vjeçare ishte në pushime në Republikën Domenikane me shoqen e saj 32-vjeçare Ivanna Boiraçuk nga Ukraina.


Një raport tha se ajo u dërgua në spital dhe vdiq më vonë nga "lëndimet serioze".

Gazeta ruse Moskovsky Komsomolets raportoi: "Gruaja po argëtohej duke demonstruar gjinjtë e saj të zhveshur ndërsa shoqëruesi i saj e çoi makinën."

Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në një autostradë pranë Punta Cana në republikën Domenikane./Gazeta Express/



    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 13 Tetor 2017 14:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera