Kthehu lart

'Mami, babi...?' Zbuloni si i thërret Armina vjehrrës Liri dhe vjehrrit Sali Berisha

'Mami, babi...?' Zbuloni si i thërret Armina vjehrrës Liri dhe vjehrrit Sali Berisha GazetaExpress

Është pjesë e traditës së shoqërisë shqiptare që shpesh njerëzit kur martohen i thërrasin prindërit e bashkëshort-es/it mami dhe babi.

Po Armina Mevlani a i thërret babi dhe mami Sali dhe Liri Berishën?

Mbrëmjen e djeshme blogerja ishte e ftuar në emisionin "Në kurthin e Piter Pan” dhe si shumë të ftuar të tjerë edhe Armina nuk u shpëtoi pyetjeve ngacmuese të fëmijëve në panel.
Një ndër pyetjet interesante të fëmijëve ishte se a u thërret mami dhe babi vjehrrës dhe vjehrrit.
“Është një traditë që e respektoj, por gjithmonë u kam thirrur me emra Lili dhe doktori”, tha ajo.
Ndër të tjera Armina foli edhe për marrëdhënien e ngushtë me ish-kryeministrin Berisha dhe bashkëshorten Lili. Ajo u shpreh se Berisha gjithnjë e ndjek në daljet e saj televizive dhe merr këshilla nga ai. Ndërsa theksoi raportin e ngushtë që ka me Lilin, e cila e mëson për shumë gjëra, siç u shpreh ajo.


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 17 Prill 2018 09:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera