Kthehu lart

Kush është moderatorja shqiptare që është martuar mes plumbash?

Kush është moderatorja shqiptare që është martuar mes plumbash? GazetaExpress

Ermira Çausholli u bë e njohur me emisionin e saj ‘Histori dashurie’, i cili u transmetua gjate viteve 2009-2012.

Më pas ndaloi transmetimin duke qenë se Ermira mbeti shtatzëne me vajzën e saj të tretë. Për tre vite u largua nga televizioni dhe ju përkushtua rritjes së vajzës së saj. E ftuar në emisionin ‘Rudina’ në një rrëfim për jetën dhe familjen ajo ka treguar për herë të parë dasmën e saj. 

Ermira, një studente letërsie, u dashurua me Arditin një student mjekësie e cila, në fejesë mbeti shtatzënë, por nuk hoqi dorë nga fëmija. Ata do martoheshin dhe këtë gjë e bënë në kushtet më të vështira të mundshme. 

“Ishte 21 mars 1997, ne e kishim ndarë mendjen që ta bënim dasmën në mënyrën tradicionale. Unë isha në shtëpinë e prindërve në Korçë ndërsa Arditi në Tiranë me familjen. U nis për të më marrë bashkë me dy shok të Akademisë së Rendit. Në atë kohë të mendoje dasmën ishte çmenduri, si t’i thoje njëri-tjetrit ‘vdes për ty’ në kuptimin e parë të fjalës. Ai erdhi më mori dhe fatmirësisht u shpëtuam maskave. Dasma në Korçë nuk u bë sepse lokali u dogj, ndërsa në Tiranë po dhe nga 250 të ftuar erdhën vetëm 70” –ka treguar Ermira plot emocion./revistawho.com

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 22 Shkurt 2018 20:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera