Kthehu lart

Kryeministri i Rusisë surprizon Elhaida Danin

Kryeministri i Rusisë surprizon Elhaida Danin GazetaExpress

Këngëtarja Elhaida Dani ndodhet në Rusi.

Ajo është pjesë e shfaqjes ‘Katedralja e Parisit’ që luhet në Pallatin e Kremlinit. Elhajda ka një nga rolet kryesore atë të ‘Esmeraldës’. 

Elhaida është ndjerë e nderuar nga kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev, i cili pas shfaqjes i ka dhuruar një buqetë lulesh.

'E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti  Dmitry Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes!" ka shkruar Elhaida në postimin e saj.  /Gazeta Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 16 Prill 2018 15:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera