Kthehu lart

Këngëtarin kosovar e mbulojnë me para

Këngëtarin kosovar e mbulojnë me para GazetaExpress

Ky vit padyshim njihet si ai i dasmave të VIP-ve shqiptarë.

E mbrëmë është martuar edhe djali i këngëtarit të njohur Muhamet Sejdiut, transmeton Gazeta Express.

Familja Sejdiu ka organizuar një dasmë të madhe e luksoze me mysafirë të shumtë.

Përveç familjarëve e miqve, të ftuar kishte edhe shumë fytyra të njohura publike.


Njëri ndër këngëtarët të cilët u kujdes për argëtimin e të pranishmëve ishte edhe këngëtari i famshëm Ymer Bajrami. 

Të gjithë mysafirët si duket ishin argëtuar aq shumë me muzikën e tij.

Express ka disa fotografi nga momenti kur këngëtarin Bajrami e mbushin me para. 



Përveç, Bajramit në dasmë kishin kënduar edhe Dani, Shkurte Gashi e Remzie Osmani./Gazeta Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 13 Tetor 2017 13:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera