Kthehu lart

Motrat Vorpsi nuk flasin me njëra-tjetrën, Ornela zbulon arsyen

Motrat Vorpsi nuk flasin me njëra-tjetrën, Ornela zbulon arsyen GazetaExpress

​ Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi duket se nuk ka raporte të mira me motrën e saj, shkrimtaren Ornela Vorpsi. 

Këtë detaj e ka zbuluar kjo e fundit në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

“Për momentin i kam prerë raportet me motrën time sepse kemi etika të ndryshme, dëshira të ndryshme dhe ndiej që nuk kemi se çfarë të ndajmë me njëra-tjetrën. Unë kam nevojë për shkëmbim të thellë dhe të vërtëtë, kur nuk e kam nuk më intereson më njeri. Jo, nuk kam më raport”-ka thënë Ornela.

Hera e fundit kur motrat Vorpsi janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrit ka qenë viti 2015 kur ato kaluan edhe pushimet së bashku.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 17 Prill 2018 12:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera