Kthehu lart

Floriana Garo bëhet nënë, vjen në jetë Adia...

Floriana Garo bëhet nënë, vjen në jetë Adia... GazetaExpress

Moderatorja e njohur Floriana Garo është bërë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë vajzën e saj.

Ka qenë vetë moderatorja,e cila përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se 2 ditë më parë vogëlushja e saj Adia ka ardhur në jetë.

"Adia jone e shtrenjte erdhi ne jete me 12.03.2018! E bekofte Zoti pergjithmone dhe u rritte e forte, e shendetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit te gjitheve per urimet e perzemerta!,"-shkruan Floriana në rrjete sociale.

Emri Adia vjen nga sanskritishtja dhe përkon me emrin e Perëndeshës Durga. Adia do të thotë fuqia origjinale nga janë krijuar të pestë shqisat dhe pesë elementët e jetës. Ky emër ka kuptimin e fuqisë, prej së cilës buron gjithë Universi. 

Në gjuhë të ndryshme merr kuptimin "dhuratë e çmuar", "dhuratë e Zotit". 


Floriana prej kohësh jeton me bashkëshortin e saj Enis Daci në Gjenevë ku janë celebruar dhe pritet që të bëjnë dasëm pas disa kohësh. 

Së bashku me partnerin e saj Floriana është duke u fokusuar në fushën e menaxhimit./Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 14 Mars 2018 11:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera