Kthehu lart

Florenta e Dardani përsëri së bashku? Ata shihen në një club nate

Florenta e Dardani përsëri së bashku? Ata shihen në një club nate GazetaExpress

Derisa janë fytyra të njohura publike, nuk kanë se si të mbajnë larg publikut dhe medieve jetën e tyre private.

Këtë vit shumë fytyra të njohura publike gjetën personin e zemrës, disa prej tyre edhe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Por, gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë për njërin ndër çiftet më të përfolur në mediet rozë.

Bëhet fjalë për basketbollistin e njohur Dardan Berisha dhe bukuroshen Florenta Islamin.

Dardani e Florenta për një kohë ishin ndër më të përfolurit në mediet rozë për dashurinë e madhe që ata shprehin për njëri-tjetrin. 



Ata madje në muajin korrik ishin në pushime së bashku në Rugovë nga ku edhe publikuan imazhe ku dukeshin tejet të lumtur.


Ata u përfolën se i dhanë fund lidhjes së tyre. E gjithë kjo ndodhi pasi që Florena mbylli llogarinë e saj në Instagram dhe Dardani kishte fshirë të gjitha fotografitë nga profili i tij të cilat i kishte me Florentën.

Florenta tashmë ka të hapur një llogari të re në Instagram ku shihet se e ndjek Dardanin, por ky i fundit nuk ia ka kthyer. 


Megjithatë, sipas burimeve të Express dyshja e njohur ditë më parë janë parë së bashku në një nga klub nate.

Sipas këtij burimi, Dardani e Florenta kanë qenë së bashku edhe me disa basketbollist të tjerë të cilët gjithashtu shoqëroheshin me të dashurat e tyre.

Kujtojmë se Florenta ishte bërë e njohur për publikun nga lidhja e saj me reperin e njohur Getoar Selimi me të cilin edhe ishin të fejuar./Gazeta Express/






    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 13 Tetor 2017 15:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera