Kthehu lart

Ermal Fejzullahu dhe Bes Kallaku të premten sjellin “Dajën”

Ermal Fejzullahu dhe Bes Kallaku të premten sjellin “Dajën” GazetaExpress

​Ermal Fejzullahu dhe Bes Kallaku vijnë me një bashkëpunim në muzikë.

Ata e kanë paralajmëruar këtë me anë të disa fotografive të cilat i kanë postuar në Instagram. 

“Daja”, do të titullohet kënga e tyre, e cila pritet të jetë në zhanrin popullor, pasi këngëtarët shihen të veshur me veshje kombëtare, transmeton Gazeta Express.https://www.instagram.com/p/Bj...

Ermali kohëve të fundit ka sjellë shumë këngë me bashkëpunime, e fundit ishte ripërpunimi i këngës “Fshatarja ime”, e Sabri Fejzullahut, të cilën Ermali e këndoi me Ledrin. Gjithashtu ai ka bashkëpunuar me Nora Istrefin, Samantën, grupin KAOS, si dhe shumë artistë të tjerë.
Po ashtu, këngëtari i hitit “Skifterja” të cilën e ka bërë duet me Klajdi Harunin, ka bashkëpunuar edhe me artistë të tjerë si: Ylli Baka, Big Mama e të tjerë./GazetaExpress

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 14 Qershor 2018 12:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera