Kthehu lart

Ende pa nisur emisionin e ri Alketa lajmëron çfarë do të bëjë në shtator!

Ende pa nisur emisionin e ri Alketa lajmëron çfarë do të bëjë në shtator! GazetaExpress

E hëna e datës 19 mars do të shënojë për moderatoren Alketa Vejsiun një sfidë të re në ekran, siç është emisioni “Në kurthin e Piter Pan”.

Por ende pa nisur këtë program moderatorja nuk ka vonuar t’i bëjë të ditur ndjekësve në rrjete sociale se edhe në shtator do e shohim në ekran. Vejsiu ka shkruar se në sezonin e ri në shtator do të rikthehet formati shumë i dashur për të “Dance With Me Albania”. 

“Para se ta fshij nga telefoni po e hedh edhe njehere! "Dance With Me Albania" nje nga formatet e mi te preferuar do rikthehet serish ne ekran ne shtator!,”-përfundon Alketa, për të cilën mesa duket “nuk do të ketë pushim”./Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 14 Mars 2018 12:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera