Kthehu lart

Emisioni më i ri në Top Channel, zbulohen detajet

Emisioni më i ri në Top Channel, zbulohen detajet GazetaExpress

​ U komentua gjatë në media përpara disa ditësh spektakli i ri i cili do të fillojë në televizionin ‘Top Channel’. 

Siç u mësua ky emision do të jetë një konkurs i cili do të zbulojë talente të reja në moderim, regji dhe gazetari. Spektakli do të quhet 'Top Talent' dhe 'Top Channel' hapi audicionet përpara disa ditësh duke lajmëruar se do të transmetohet gjatë periudhës së verës. Fituesit e këtij spektakli do kenë mundësi të nënshkruajnë një kontratë pune me televizionin e njohur.

Së fundmi në faqen zyrtare në instagram kanë zbuluar edhe dy anëtarët e jurisë dhe moderatorin e tij. Moderatori i njohur Klevi Kadilli i cili këtë vit ka prezantuar ‘Pop Culture’ do të jetë pjesë e jurisë së këtij spektakli dhe gjithashtu edhe moderator i tij.

Ndërkohë një tjetër anëtar jurie do të jetë edhe gazetari i njohur Marin Mema, i cili do të vlerësojë talentet e reja. Ndër të tjera pritet që në ditën në vazhdim të zbulohen edhe pjesëtarët e tjerë të jurisë.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 14 Qershor 2018 13:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera