Kthehu lart

E dashura e Mozzik, Loredana, të premten sjell “Syze dielli”

E dashura e Mozzik, Loredana, të premten sjell “Syze dielli” GazetaExpress

Ka qenë i dashuri i saj, reperi Mozzik, i cili para tri ditësh ka paralajmëruar se Loredana Zefi do të publikojë një këngë së shpejti. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram

 “Tash o reni i grus po thojn. Me daten 15 bonuni gati”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë të cilën e ka shpërndarë.

Edhe vetë Loredana e ka publikuar një fotografi me të cilën e lajmëron këngën e saj të parë. 


“Sonnenbrille” titullohet kënga, që në gjuhën shqipe do të thotë “Syze dielli”, dhe sipas titullit pritet që kënga të jetë në gjuhën gjermane, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, profili i Loredanës në Instagram është mjaft i ndjekur, ajo poston shumë video dhe fotografi të cilat pëlqehen shumë nga ndjekësit e saj.

Presim të shohim nëse edhe kënga e saj do të pëlqehet njejtë./GazetaExpress

Liridonë Çeta

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 14 Qershor 2018 12:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera