Kthehu lart

Dona rrëfen të vërtetën e hidhur për Musai, jashtë Big Brother ishte larg idealit

Dona rrëfen të vërtetën e hidhur për Musai, jashtë Big Brother ishte larg idealit GazetaExpress

​ Dona Pietri dhe Musa Zeneli ishin një nga çiftet që u krijuan në këtë edicion të “Big Brother”.

Ata u komentuan si çifti më simpatik, më romantik dhe që tregonin se pëlqimi i tyre ishte i sinqertë.

Por duket se historia e nisur aq bukur, nuk vazhdoi për gjatë. Vetëm pak kohë pas përfundimit të spektaklit, ata deklaruan se i dhanë fund lidhjes së tyre.

Pak ditë më vonë, Musa bëri publike lidhjen me një tjetër vajzë. Por a e tradhtoi Musa Donën, apo e gjeti dashurinë e re pas përfundimit të lidhjes?!

Në një intervistë për “Panorama Plus”, Dona i ka rrëfyer të gjitha. 

-Në atë shtëpi me kamera krijove dhe një marrëdhënie intime me djalin nga Vlora, Musën. Çfarë ishte ajo mes jush, dashuri apo aventurë?

Pa dyshim që ishte dashuri. Flas për vete".

-Por më pas u fol shumë për lidhjen tuaj nëse mund ta konsiderojmë “problematike”. E vërtetë që të tradhtoi Musa, ose nëse mund ta rrëfesh çfarë ndodhi mes jush jashtë kamerave?

Musai që njoha aty brenda dhe e desha, jashtë nuk ekzistonte. Nuk dua të flas shumë për këtë pjesë, pasi dua ta lë si diçka të bukur që ndodhi brenda. Dhe këtë bëra, e lashë po aty brenda, pasi jashtë ka filluar një jetë e re për mua. Sa i përket tradhtisë, nuk kam një përgjigje të saktë se nuk e di. Por dhe ndoshta mund të jetë kështu, pasi ai ka filluar një lidhje tjetër direkt, dhe i uroj gjithë të mirat!"

-Kush ishte Musa para se të ndaheshit dhe kush është tani?

Musa ishte një i dashur ideal, flas për brenda shtëpisë, sigurisht pasi luanim për 100 milionë. Jashtë shumë ndryshe, pak zhgënjyese, por e kuptueshme sepse nuk kishte 100 milionë lekë për të fituar."

Po ti ke nisur ndonjë romancë të re dhe shfaqin interes djemtë ndaj teje tani që je single?

Tani jam single. Sigurisht më shkruajnë më shumë se më përpara, por nuk jam gati të filloj një lidhje, pasi dua të fokusohem në karrierë."



    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Tetor 2017 21:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera