Kthehu lart

Danny Boy vjen me leksione Hip Hopi për reperat e rinj

Danny Boy vjen me leksione Hip Hopi për reperat e rinj GazetaExpress

Reperi Danny Boy është rikthyer në skenën e hip hopit pas 15 viteve me këngën “Fjala Hip Hop”

...e rikthimi i Dannyit nuk është një lajm i mirë për reperët kosovarë pasi që qysh në fillim Danny ka plot kritika për ta.

“S’keni floë, s’keni rima, s’keni zo, s’keni as zemer, veç po e boni me bo emër...”, është një rresht i kësaj kënge që është lansuar sot premier.

E rikthimi i Danny Boy, njeri prej reperëve pionerë në skenën e repit kosovarë, është bërë e mundur pas një bashkëpunimi të disa emrave, kryesisht të mbledhur pas kompanisë Black Fish Entertainment të Genc Prelvukajt, i cili është edhe producent ekzekutiv i kësaj kënge.

              

Producent i këngës është Bergin Demaj, lirika është shkruar nga Danny Boy dhe Arday, Beat është punuar nga Dorant Beats. Kurse video është prodhuar nga Black Fish Entertainment. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Janar 2018 19:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera