Kthehu lart

Capital T dhe 2Po2 publikojnë hitin “Ulu” (Foto/Video)

Capital T dhe 2Po2 publikojnë hitin “Ulu” (Foto/Video) GazetaExpress

Ata nuk po ndalen me hite të njëpasnjëshme.

Vetëm pak minuta më parë dy artistët e njohur Capital T e 2PO2 kanë publikuar projektin e tyre të radhës, transmeton Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur reperi Capital T përmes disa imazheve që ka publikuar në llogarinë e tij në Instastory.

“Ulu”, titullohet kënga më e re nga dyshja e njohur. Teksi dhe melodia janë realizuar nga vetë reperët, ndërsa beati nga B.O Beats.

Sigurisht ky projekt do të jetë njëri nga hitet e shumta që bën bashkë dajën me nip./Gazeta Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 13 Shtator 2017 15:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera