Kthehu lart

Besniku i NRG Band harron martesën, fokusohet në projektin e ri

Besniku i NRG Band harron martesën, fokusohet në projektin e ri GazetaExpress

Këngëtari i NRG Band, Besnik Qaka, ka paralajmëruar projektin e ri.

Besniku ka qëndruar së fundmi në Tiranë bashkë me Estton, ku ky i fundit promovoi projektin e ri. Por, kjo nuk ishte e vetmja arsye e qëndrimit të tij në Tiranë.

Ai ka qëndruar në studion e Irkenc Hykës, ku ka punuar projektin e ri të tij.

“Diçka e mirë po vjen”, ka shkruar Besniku në foton që ai publikoi në rrjetin social Instagram. 

Besniku së fundmi u martua në mesin e spekulimeve për shtatzëni të gruas së tij, Lolitës.

Ata u martuan në një ceremoni luksoze në Pejë, çmimin e të cilës refuzuan ta zbulojnë për çështje modestie, pasi Getoar Selimi dhe Bes Kallaku zbuluan shumat e ceremonive të martesës.

Besniku dhe NRG band patën një verë shumë të zënë, por nuk kanë publikuar projekt tash e sa kohë, mbetet të shihet se çka do të sjellin tash ata. /Telegrafi/


#studiotime @unixmusicprod something good is coming ????

A post shared by Besnik Qaka (NRG Band) (@besnik_qaka) on

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 23 Tetor 2017 22:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera