Kthehu lart

Alketa Vejsiu rikthet fuqishëm dhe paralajmëron 'overdose' emocionesh

Alketa Vejsiu rikthet fuqishëm dhe paralajmëron 'overdose' emocionesh GazetaExpress

Pasi i ka dedikuar disa javë të mira pushimesh vetes, Alketa Vejsiu ka paralajmëruar rikthim të fuqishëm në ekran. 

‘Dance with me’ u cilësua një emision me një audiencë të kënaqshme dhe tashmë do të vijnë në ekran emisione të një formati tjetër dedikuar fëmijëve dhe një ‘Realiti show’ me Vip-a. 

Projekti i saj më i ri do të mbajë emrin ‘Në kurthin e Piter Pan’ i cili  do të ketë në fokus fëmijët inteligjentë.

Gjithashtu Alketa ka prekur pak dhe temën e çmimit që do të marë fituesi i 'Realiti showt' . 

'Fituesit e Audicioneve te formatit " Ne Kurthin e Peter Pan" do te anoncohen ne fund te muajit janar!Behemi gati nderkohe per formatin e ri te cmendur te Vipave qe do jetojne ne nje shtepi ne fshat per te fituar simpatine tuaj, dhe per te bere pune te thjeshta fshati dhe per te fituar nje super cmim!'-ka shkruar Alketa në njoftimin e fundit. 

/Gazeta Express/ 

Credit: @TV & EVENT DESIGN & PRODUCTION


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Janar 2018 15:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera