Kthehu lart

Alarmi i frikshëm: Por ja si luftojnë vapën këto vajza (+18)

Alarmi i frikshëm: Por ja si luftojnë vapën këto vajza (+18) GazetaExpress

Temperaturat e larta dhe moti ekstrem mund të vrasë 152 mijë njerëz çdo vit në Evropë deri në vitin 2100 nëse nuk bëhet asgjë për të ngadalësuar efektet e ndryshimeve klimaterike, thonë shkencëtarët.

Kjo shifër është 50 herë më e lartë se numri i vdekjeve të raportuara deri më tani. Studimi është publikuar në revistën “The Lancet Planetary Health”.

Vala e të nxehtit do të shkaktojë 99% të të gjitha vdekjeve që lidhen me motin, në një kohë kur Evropa jugore po përjeton temperatura tepër të larta.

Ekspertët thonë se të dhënat e publikuara nga revista janë tepër shqetësuese, raporton BBC.

Ndërkohë që temperaturat ekstreme kanë përfshirë Europën, pjesëmarrësit në një festival muzikor në Poloni kanë gjetur një mënyrë të veçantë freskimi.
Ata janë zhytur nudo në ujë, duke u përleshur madje në baltë.
Fotot janë bërë gjatë festivalit “Woodstock Poland”.

Festivali, që feston tolerancën dhe diversitetin, u zhvillua pavarësisht presionit të qeverisë.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 13 Gusht 2017 13:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera