Kthehu lart

Afërdita Dreshaj humb një person shumë të dashur

Afërdita Dreshaj humb një person shumë të dashur GazetaExpress

Modelja dhe këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj sot ka humbur një person shumë të rëndësishëm në jetën e saj.

Bëhet fjalë për gjyshen e saj e cila ka ndërruar jetë vetëm pak orë më parë, transmeton Gazeta Express.

Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Dreshaj përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Facebook.

“Gjyshja ime, e shtrejnta ime, e forta, zemra ma e madhe... me le... me ike.. u prehsh ne paqe..????????”, kishte shkruar ajo.


Afërdita ka marrë ngushëllime të shumta nga të afërm e shumë fansa të saj./Gazeta Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 14 Nentor 2017 15:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera