Kthehu lart

A është ndarë me Ethem Ramadanin? Inva Mula: E vërteta është se unë jam…

A është ndarë me Ethem Ramadanin? Inva Mula: E vërteta është se unë jam… GazetaExpress

Sopranoja Inva Mula ka shuar çdo dyshim në lidhje me martesën e saj me biznesmenin kosovar Ethem Ramadani. 

Në një intervistë për Eni Vasilin në “Studio e Hapur”, Inva Mula tha se është shumë e lumtur me familjen e saj, por preferoi të mos fliste me detaje për lidhjen e saj, raporton “BalkanWeb”. Mula foli edhe për karrierën dhe familjes se si arrin të gjejë ekuilibrin mes të dyjave.

Pasioni, patosi, energjia që keni në vite, duket sikur tregon që karriera është gjithçka për ju, është gjëja më e rëndësishme për ju, është e vërtetë kjo?

Absolutisht jo. Ka diçka. Për të bërë këtë profesion, për të arritur këto nivele, duhet përkushtim dhe është një përkushtim i cili nuk ka kohë dhe nuk mjaftojnë orët e punës. Është një përkushtim që vjen edhe diçka shumë e thjeshtë. Unë nuk mund ta çoj vajzën në shkollë për arsye se duhet të bëj regjimin tim. Është një sakrificë e gjithë familjes. Është një organizim kur unë kam aktivitet dhe gjithë familja ime duhet të shkojë me tempon tim. Pra, është një përkushtim që kërkon një organizim që nuk mund t’i ta bësh nëse e ndan kohën, kjo kohë është për karrierën, kjo kohë është për familjen. Por, unë këtë e kam, se kjo është disiplinë artistike. Pa këtë ne nuk mund të bëjmë asgjë. Por, nga ana tjetër unë i jap shumë rëndësi pjesës familjarëve, fëmijëve të mi dhe kjo është diçka që më mban si njeri, që më jep sadisfaksionin si nënë, më jep sadisfaksionin si grua, si familjare, më var mbi supe përgjegjësitë që ka një bashkëshorte. Kështu që mendoj që jam munduar duke disiplinuar jetën time artistike dhe familjare të arrij t’i shkrij të dyja. Por nuk do të sakrifikoja asnjëherë, për një karrierë të sakrifikoja familjen time kurrë në botë. Vetëm mundohem t’i ekuilibroj.

Atëherë të mbështesin besoj në zgjedhjen e karrierës?

Absolutisht që po.

Në një intervistë që kemi patur në Paris, ju rrëfyet të vërtetën tuaj për divorcin në atë kohë. E quaj emancipuese sepse personazhe të kalibrit tuaj për publikun shqiptar nuk ishim mësuar të ishin aq të hapur, aq të sinqertë, aq transparentë etj. Por, në vite kam parë që media herë pas here tenton të hyjë në jetën tuaj private. Si ju duket kjo gjë?
Në fakt e mbaj mend këtë intervistë, ka qenë shumë emocionuese për mua edhe vazhdoj të falënderoj për guximin që morët si gazetare për të zbërthyer një gjë të tillë që nuk ishte kollaj në atë kohë, flasim për 8 vite më parë. Por mendoj që do t’ia fal të gjithëve edhe ata që s’flasin gjëra të vërteta për arsye se një personazh, një artiste bën lajm. Nuk do doja të analizoja tani një gjë të tillë por nuk më vjen keq, çfarëdo që të thonë nuk më vjen keq, vetëm të mos futen në ato gjëra intime, ku është ajo bërthama e vogël fare familjare. Atje është delikate nëse thonë gjëra të pavërteta.

Për shembull gjatë gjithë verës është thënë “a qëndron ende në këmbë lidhja me zotin Ramadani”, “a janë ende bashkë”, dikush thotë janë ndarë, dikush thoshte janë parë së bashku, të vëmë ca pika mbi i…Si qëndron e vërteta për lidhjen tuaj?

Në fakt Eni më duket se ne banojmë diku afër…Tani për t’i thënë gazetarëve që doni ta ndiqni jetën time, e keni kështu…nuk bëj asnjë deklaratë. Unë e di që jam shumë e lumtur me bashkëshortin tim, me fëmijët e mi, me familjen time, ne vazhdojmë të jetojmë normalisht. Tani nëse keni nevojë për lajm, atëherë nuk është momenti.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 22 Shtator 2017 21:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera