Kthehu lart

"A do të martohet sërish Pirro Çako", ja çfarë thotë kantautori!

"A do të martohet sërish Pirro Çako", ja çfarë thotë kantautori! GazetaExpress

“Çfarë të pëlqeu të gruaja jote e parë që u ndave?” ishte një prej pyetjeve të fëmijëve mbrëmjen e sotme në Kurthin e Piter Panit, që iu drejtua kantautorit të njohur Pirro Çako.

Edhe pse u përpoq t’i kalonte me sportivitet, Pirro tha se, sado të mundohej t’ua shpjegonte, ata nuk do ta kuptonin, kështu që nuk e la veten aq kollaj të binte në kurth. Megjithatë, nuk la pa përgjigje disa prej pyetjeve më picante të fëmijëve.

Divorci i bujshëm me sopranon e njohur Inva Mula e ka shoqëruar Pirron edhe shumë vite pas. Megjithëse ai përpiqet ta shmangë këtë pjesë, sërish e ka të pamundur të shmangë pyetjet sa herë gjendet në intervista televizive.

Por a do të martohet sërish? Edhe kjo ishte një pyetje e beftë, së cilës, ai sërish iu përgjigj me sportivitet: “Po edhe kur je beqar, si i martuar je…” – tha me të qeshur, por nuk i kënaqi fëmijët me këtë përgjigje.

“Me thënë të drejtën, nuk do ishte keq, por me mendje jam shumë larg martesës” – tha kantautori duke mos lënë asnjë hapësirë për aludime dhe për lajme rozë… Nuk deshi të binte në kurth./Revista Class/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 16 Prill 2018 21:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera