Kthehu lart

48-vjeçare, por Jennifer Lopez shfaqet tejet seksi

48-vjeçare, por Jennifer Lopez shfaqet tejet seksi GazetaExpress

Jennifer Lopez jo me kot për vite të tëra konsiderohet si një prej femrave më atraktive në industrinë e filmit dhe muzikës. Ajo në pothuajse çdo event kujdeset që prezantimet e saja të mbesin gjatë në mendjen e secilit prej adhuruesve të saj.

Lopez në koncerte gjithmonë vë në pah figurën e saj mbresëlënëse. Edhe pse tashmë është 48-vjeçare, J.Lo së fundmi ka treguar se akoma nuk e ka humbur bukurinë dhe atraktivitetin. Kështu gjatë një performance që  kishte në Staples Center të Los Angelesit, aktorja dhe këngëtarja ishte kujdesur që veshja e saj t’ia tregonte format trupore. 

Përveç formave bombastike trupore me të cilat ajo edhe një herë na la pa fjalë gjatë paraqitjes para fansave, si gjithmonë, J.Lo tregoi edhe aftësitë e saja në vallëzim. Pas performacës mbresëlënëse që bëri, ajo ka takuar të dashurin e saj i cili e ka shikuar atë plotë dashuri. “Pjesa më e preferuar e natës së kaluar … fytyra e parë që e shoh që vjen jashtë skenës. Dashuri dashuri”- ka shkruar ajo sipër fotografisë së publikuar në Instagram.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 22 Janar 2018 09:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera