Prodhonin kriptomonedha në banesë, e pësojnë babë e bir në Tepelenë - Gazeta Express
string(66) "prodhonin-kriptomonedha-ne-banese-e-pesojne-babe-e-bir-ne-tepelene"

Prodhonin kriptomonedha në banesë, e pësojnë babë e bir në Tepelenë

Shqiperi

Gazeta Express

08/05/2024 14:44

Një 67-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se kishte përshtaur në banesë pajisje për prodhimin e kundërligjshëm të kriptomonedhave në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë.

Blutë e Tepelenës bëjnë me dije se po punohet gjithashtu për kapjen e djalit të tij, i cili ishtë i përfshirë në këtë veprimtari.

Lexo Edhe:

“Gjatë këtij operacioni, nga kontrolli i kryer në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesën e shtetasve H. O., 67 vjeç dhe A. O., 35 vjeç, babë e bir, u gjetën disa pajisje që shërbenin për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u arrestua në flagrancë 67-vjeçari, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. O.Sekuestrohen pajisje që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.