Sportisti humb jetën, gruaja e tij ngel shtatzënë 15 muaj pas vdekjes së tij, metoda që përdori - Gazeta Express
string(93) "sportisti-humb-jeten-gruaja-e-tij-ngel-shtatzene-15-muaj-pas-vdekjes-se-tij-metoda-qe-perdori"

Lajme

Gazeta Express

29/10/2021 12:17

Sportisti humb jetën, gruaja e tij ngel shtatzënë 15 muaj pas vdekjes së tij, metoda që përdori

Lajme

Gazeta Express

29/10/2021 12:17

Partnerja e snowboarderit olimpik australian Alex “Chumpy” Pullin, llidy Pullin, ka sjellë në jetë vajzën e tyre 15 muaj pas vdekjes së tij vitin e kaluar.

Pullin, një kampion bote dy herë në snowboard vdiq teksa po peshkonte me shtizë në vendlindjen e tij Australi në korrik 2020. Snowboardisti, 32 vjeç, ishte mbajtësi i flamurit australian në Lojërat Olimpike Dimërore 2014 në Soçi, Rusi dhe konkurroi në tre Olimpiada gjithsej.

Lexo Edhe:

Ai njihej si një zhytës me përvojë dhe më parë kishte postuar në rrjetet sociale për pasionin e tij për peshkimin me shtizë.

Pullin njoftoi se ishte shtatzënë në qershor, duke shkruar në Instagram se ajo dhe partneri i saj i ndjerë kishin “ëndërruar prej vitesh” për të pasur një fëmijë. E veja iu nënshtrua trajtimit IVF duke përdorur spermën e marrë nga ai pasi vdiq.

“Babai yt dhe unë kemi ëndërruar për ty prej vitesh vogëlushe. Jam e lumtur që po të mirëpres në këtë botë”, shkruajti ajo.