Kthehu lart

Pse #Lidhja?

Pse #Lidhja? Autori: Visar Berisha GazetaExpress

Në #Lidhje ka edhe kërkimfalje, por edhe nevojë për mbështetje! Thjesht, sepse me #Lidhjen, duam t’u qesim pikën çështjeve të qytetarit dhe Republikës, si pasuria jonë e madhe!

Në këtë ambient të ndotur të ideve dhe veprimeve, ku çdo kush përpiqet të pudrosë ofertën e vet sa më mirë, është vështirë të gjeshë farën e duhur, që jep fryt. Por, a duhet ta shtypim kërkesën tonë për progres shoqëror? A duhet të heqim dorë nga andrrat dhe idetë?!

As mos t`i shkojë kujt ndër mend. Sepse siç do të thoshte liberalisti Ludwig von Mises, veç luftën për ide është e domosdoshme ta fitosh, të tjerat nuk kanë rëndësi. Ashtu siç është detyrë të etiketohen e marrosen idetë e këqija e ato të gabuara çdokund, përfshirë edhe sferën e politikave publike.

E lehtë nuk është! Sepse prej 20 vjetësh mbjellës të urrejtjes, denigrimit e dhunës enden si hije vdeksjellëse në këtë vend. Askush s`i ka dënuar! Përkundrazi, ata fitojnë lavd e brohoritje dhe mbushin xhepat me bukën e gojës tonë.

Kjo shoqëri për çdo ditë e më shumë po bëhet një grumbull njerëzish pa guxim, që i ka mbetë sall me iu zgërdhi dhunës së ndonjë të lajthituri mbi dhununesit e saj. E vetë po ngihet çdo ditë e më pak!

Qe pse e kemi propozuar #Lidhjen si rrugë a si të vërtetën më të arrirë, për t`iu përgjegjur pashpresës e entropisë së ideve. Sepse besojmë shumë se një #lidhje spartane e ushqyer me ide liberale, me bazë te liritë themelore dhe duke e pjesëtuar pushtetin me qytetarin, është diga më e mbajtshme kundrejt pasigurisë, indoktrinimit politik e përpjekjes për shtypje.

#Lidhjen e kemi menduar dhe ofruar si rithemelim të nevojës për lirim nga varfërimi i mëtejmë e lirim nga konformizmi. Por, edhe si vetëdijesim për pafuqinë, rëniet e mosdijen, deri sot.

Është e vërtetë se qytetarët do votojnë më 22 tetor për modelin e administrimit të shërbimeve publike. Por, këto modele vijnë nga sirtarë politik, madje shumë politik. Aso që duan krejt botën në xhepin e tyre, në njërën anë dhe atyre që botës ia njohin veç të vërtetën e vet, nga ana  tjetër.

Prandaj, #Lidhja nuk është thjesht një sllogan politik. As vetëm ofertë tregu. Është njëfarë vendimi për kthim nga njëri-tjetri, për një bashkëqeverisje me qytetarin, përmes ideve liberale. Por, edhe krijim i rezistencës mbi parime etike me qëllimin e përhershëm të rritjes së Republikës.

Në #Lidhje ka edhe kërkimfalje, por edhe nevojë për mbështetje! Thjesht, sepse me #Lidhjen, duam t’u qesim pikën çështjeve të qytetarit dhe Republikës, si pasuria jonë e madhe!

    Data: 04 Tetor 2017 17:56
    Autori: Visar Berisha

    Të tjera

    • Republika e paralizuar

      Republika e paralizuar 0

    • Zhurma për (jo) identitet

      Zhurma për (jo) identitet 0