Kthehu lart

Propozimi i Zaevit, politikë ditore

Propozimi i Zaevit, politikë ditore Autori: Oliver Andonov GazetaExpress

Shqiptarët dhe gjithë të tjerët duhet njëherë të mendohen, për atë se kush dhe çfarë ka bërë për ta në të kaluarën, por edhe si sillet me qytetarët në këtë moment dhe çfarë i ofron në politikën reale (jetësore). Pa emocione. Të izolohen nga propagandat dhe kampanjat e mediumeve. Më e rëndësishmja është ajo se kush ju siguronte dhe kush në të ardhmen mund t’ju sigurojë punë të sigurt, të ardhura dhe plotësim të nevojave personale. E rëndësishme është ajo se kush hap vende të reja pune, rit pensionet, dhe kush ndan subvencione dhe ndërton shkolla, kopshte dhe spitale.

Ligji i propozuar për gjuhët është ne kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Shumë ekspertë nga fusha e drejtësisë e kanë elaboruar këtë në detaje. Për propozimin nuk kanë mendim pozitiv as anëtarët e Akademisë të Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë të cilët konsiderohen si mbështetës të afërt të Zoran Zaevit dhe LSDM-së. E gjithë kjo flet qartë se propizimi i Zaevit është vetëm për një përdorim politik. Të gjithë argumentet shkojnë në favor të asaj që një propozim i këtillë nuk ka asnjë shans për ta kaluar filtrin e gjykatës Kushtetuese. Debati publik shkon në favor të asaj që nuk ekziston gjyqtar kushtetues i cili do mund t'i refuzojë kërkesat për verifikim se a është ligji i propozuar në përputhje me Kushtetutën dhe njëkohësisht të mos e shpall të njëjtin si antikushtetues. E kundërta, ka shumë mundësi e njëjta të pranohet mbi bazën e fakteve të qëndrueshme dhe argumenteve  shkencorë. Për këtë mendoj që ky propozim që e jep Zaevi është për një përdorim ose përdoret për politika ditore. I njëjti duhet të arrijë dy qëllime. Qëllimi i parë dhe kryesor është fuqizimi i rejtingut të Zaevit tek shqiptarët, dhe ta promovojë si faktor i vetëm që kujdeset për kërkesat e tyre dhe i vetmi që mund t’i zgjidhë të njëjtat. E thënë më thjesht t’i sjellë sa më shumë vota shqiptare. Qëllimi i dytë është se duhet të jetë një dhuratë ngushëllimi për besimin që ia fali BDI-ja, sepse në zgjedhjet e fundit BDI-ja doli me numër të përgjysmuar deputetësh. Pas mbarimit të zgjedhjeve dhe pasi gjykata Kushtetuese ta shpallë vendimin, gjendja do të kthehet në realitet ose në gjendjen e tanishme. E thënë me fjalë të tjera, Zaevi po manipulon për të fituar votat e shqiptarëve, por edhe nuk do të ketë ndonjë humbje e madhe politike  tek maqedonasit dhe mundet të mbajë ndonjë rejting. Nëse Zaevi do përjetonte dëme të mëdha politike dhe do ta humbiste besimin tek maqedonasit, do të ishte i papërdorueshëm  dhe politikisht padobishëm. Për këtë ai luan politika manipulative të cilat mundet vetëm shkaktojnë pritje joreale dhe nxitjen e pasioneve etnike. Nga e gjithë kjo lojë me ligjin e propozuar do të humbasin të gjithë. Shqiptarët do të jenë të mashtruar, të manipuluar dhe të zhgënjyer. Dhe për këtë mendimi im është se shqiptarët, por edhe të tjerët në Republikën e Maqedonisë duhet të kuptojnë se kjo garniture që po qeveris, ka kapacitet vetëm për lojëra oborri dhe manipulime politike që në fund të ditës nuk i bëjnë mirë askujt. Shqiptarët dhe gjithë të tjerët duhet njëherë të mendohen, për atë se kush dhe çfarë ka bërë për ta në të kaluarën, por edhe si sillet me qytetarët në këtë moment dhe çfarë i ofron në politikën reale (jetësore). Pa emocione. Të izolohen nga propagandat dhe kampanjat e mediumeve. Më e rëndësishmja është ajo se kush ju siguronte dhe kush në të ardhmen mund t’ju sigurojë punë të sigurt, të ardhura dhe plotësim të nevojave personale. E rëndësishme është ajo se kush hap vende të reja pune, rit pensionet, dhe kush ndan subvencione dhe ndërton shkolla, kopshte dhe spitale.

Teksti është replikë ndaj tekstit Politika që tallet me gjuhën e një populli, të Baton Haxhiun.

/Titulli është i redaksisë

    Data: 24 Gusht 2017 14:01
    Autori: Oliver Andonov
    • Albini kërkon të votohen ata që ishin kundër pavarësisë së Kosovës

      Albini kërkon të votohen ata që ishin kundër pavarësisë së Kosovës 0

    Të tjera