Kthehu lart

Një Task Forcë speciale kundër kërcënuesve e shantazhuesve të gazetarëve

Një Task Forcë speciale kundër kërcënuesve e shantazhuesve të gazetarëve Autori: Musa Sabedini GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 21:00

Kërcënimi ndaj Berat Buzhalës pos që është serioz, është një sinjal i qartë që policia duhet urgjentisht ta formojë një Task Forcë speciale e cila do të merrej me kërcënuesit e shantazhuesit e rrjeteve sociale.

Kjo Taskë Forcë duhet të hetojë të gjitha kërcënimet që vijnë nga grupet kriminale që vijnë nga partitë politike e grupet tjera të nëntokës. Loja e Shpend Ahmetit dhe qëndrimi i tij skandaloz tregon për një gjest tejet të ulët ndaj mediave. Shpend Ahmeti e dinë më së miri rolin e medieve dhe sulmi i tij është i papranueshëm.

 Nuk jam i befasuar me kërcënimet që vijnë nga rrjetet sociale apo joshja që bëjnë përmes rrjeteve sociale liderët politik ose në këtë rast kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

 Kërcënimet nga rrjetet sociale janë alarmante dhe kjo shtron nevojën urgjente që në kuadër të policisë te formohet një Task Forcë speciale e cila do të merrej enkas me këta kërcënues e shantazhues të mediave.

 Kjo Task Forcë duhet të përbëhet nga ekspert të kibernetikës sepse deri tani është treguar se policia është e paaftë për tu marrë me sulmet e tilla që vijnë përmes rrjeteve sociale.

 Rrjetet sociale fatkeqësisht dominohen nga grupet kriminale dhe realisht aty wshtë e vështirë të hasësh diçka pozitive, sepse janë pikërisht njerëz me paragjykime kriminale që tërë kohën i shfrytëzojnë dhe lëshojnë statuse të porositura.

 E keqja është se Shpend Ahmeti po bije në nivelin e këtyre kërcënuesve kriminal. Shpendi duhet të kërkojë falje ndaj komunitetit të gazetarëve dhe herwve tjera ai duhet të jetë shumë më i kujdesshëm.

 Kultura e komunikimit e në veçanti komunikimi që vije nga njeriu i parë i një komune më të madhe në Kosovë duhet të jetë shembull për të mirë, e jo shembull i fyerjes e sharjes ndaj medieve.

 Berat Buzhala nuk ndalet dhe as që mund ta ndalin këto kërcënime, sikur nuk mund ta ndalin asnjë gazetar a media që është në funksion të gazetarisë së mirëfilltë e profesionale, por kërcënimet nuk duhet të heshtën, ato duhet të trajtohen seriozisht dhe me shpejtësi nga policia e prokuroria.

 Musa Sabedini kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”

Gjilan, 21 prill 2017

    Data: 21 Prill 2017 21:00
    Autori: Musa Sabedini
    • Mos i besoni kurrë gazetarëve të pasur 0

    Të tjera

    • Blerim, o i gjori Sanço i Veselit 0

    • Elvis Don Kishoti 0